Drejtori i Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore shqiptare vizitoi sot komunën e Drenasit dhe mikun e madh të artistëve dhe institucioneve kombëtare z.Ramiz Lladrovci!
Me rastin e kësaj vizite drejtori Tolaj nga Ansambli shqiptar në RMV dhe nga Shkupi dhuroi dy plisa simbolik me llogo të ansamblit për të shprehur respektin dhe konsideratën për familjen Lladrovci! Një plis u dhurua për legjendarin Fehmi Lladrovci i cili bashkë me bashkëshorten Xhevën janë shëndërruar në simbol paqeje e lirie dhe një për kryetarin z.Ramiz Lladrovci që është shembulli më i mirë i bartjes së traditës kombëtare ndër breza! Me datë 28 Maj, legjendari Fehmi Lladrovci kishte ditëlindjen andaj drejtori Tolaj shfrytëzoi rastin që të shprehet se për personalitete të cilët janë evidentuar në historinë tonë me shkronja të arta ka vetëm ditëlindje, të cilat na kujtojnë se ata janë mes nesh dhe nuk vdesin kurrë, sepse jeton vepra, fjala e porosia që lanë!
Me kryetarin Ramiz Lladrovci biseduan për punët, sfidat, sukseset e Ansamblit shqiptar në Shkup me idenë që së shpejti të realizohet një paraqitje e trupës në Drenas!
Kryetari Lladrovci falemnderoi drejtorin Tolaj për vizitën dhe i shprehu konsideratat më të larta për artin kombëtar që kultivon si artist dhe në veçanti për punën si drejtues institucioni në ngritjen e kulturës shqiptare në RMV në nivelet më të larta përmes ansamblit shqiptar që për kohë shumë të shkurtër ka zgjuar interes në mbarë hapësirën shqiptare dhe ka fituar simpati tek të gjithë ata që duan vlerën dhe artin kombëtar!
Drejtori Tolaj e falemnderoi përzemërsisht kryetarin Lladrovci për mikëpritjen e ngrohtë, konsideratat e larta dhe frymën bashkëpunuese! Të pranishem në takim ishin Drejtoresha e Kulturës znj. Laureta Thaqi dhe Artisti nga Drenica Robert Nuha!
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0T136GsZq9e8p4gYohbJ13uBJWeZ1RkEMBUFgFR42JGLRJyxnnCwdw8SZS8CfJwPzl&id=100064521287572