Sot në ambientet e institucionit tonë drejtori Shkodran Tolaj priti producentin e njohur Artan Kastrati! Artani bart vlera të jashtëzakonshme të një familje që artit dhe kulturës shqiptare i ka falur shumë! I biri i piktorit të njohur Adem Kastrati i cili në thelb të artit të tij pati tradicionalen dhe tabanin kombëtar, Artani që nga vitet 90- ta e deri më sot ka arritur pandërprerë të jetë ndër producentët më të veçantë dhe produktiv në tregun muzikor shqiptar dhe atë ballkanik në përgjithësi! Një nga emrat që mbështet çdo arritje të ansamblit shqiptar dhe ndjen krenari me arritjet e fundit, ai shprehu kënaqësi që për së afërmi po njihet edhe me tri prodhime shumë profesionale audio të CD- ve me repertorin e Trio Zajazit dhe krijimtarinë e Musa Piperkut dhe Lorenc Antonit të cilat ia dhuroi vet drejtori! I gatshëm për të dhënë kontributin e tij, producenti Kastrati u shpreh i lumtur që në Shkup jeta kulturore ka marrë tjetër dimension dhe imazh me aktivitetet e ansamblit shqiptar!
Drejtori Tolaj e faleminderoi për gjithçka që i ka falur dhe vazhdon ti falë skenës dhe jetës muzikore dhe bashkë biseduan për shumë projekte që do të realizohen në të ardhmen!
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0E8hHd5M8WbZYs5WYoZ7dR5WZEtocxTLefr1Fhbn7xL5vjKhBDAEhsKUPaVnsuJY2l&id=100064521287572