Fillon Forumi Ekonomik dhe Financiar në Shkup, folës kryesor nobelisti Poll Krugman

“Ruajtja e rritjes në kohë të pasigurisë dhe pastaj” është tema e Forumit Ekonomik dhe Financiar të Shkupit (FEFSH) të këtij viti, që do të mbahet sot dhe nesër, në organizim të Ministrisë së Financave.

Folës kryesor në FEFSH 2022 do të jetë fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi, profesori amerikan Poll Krugman. Pjesëmarrja e tij është siguruar në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut – AmÇam.

Për sfidat në periudhën pas pandemisë dhe ndërtimin e ekonomisë më rezistuese, do të flasin edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Financave, Fatmir Besimi, nënkryetarja e Bankës Botërore për Evropë, Ana Bjerde, eurokomisari Johanes Han, si dhe ekspertë dhe funksionarë të vendit dhe të rajonit.

Debati dyditor në FEFSH do të përqendrohet në katër shtylla: Sfidat makroekonomike në kohë turbulente”, “Rezistencë, konkurrencë dhe bashkëpunim rajonal”, “Energji, tranzicion i gjelbër dhe infrastrukturë”, “Pas krizës – nxitës për rritje të qëndrueshme”.

Forumi Ekonomik dhe Financiar në Shkup (FEFSH) është iniciativë e Ministrisë së Financave qëllimi i të cilit është që të mundësojë debat për politikat publike në tema relevante për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Evropën Juglindore, përmes konferencave vjetore, seminare të përkohshme dhe portal për analiza dhe komente.

Forumi ta nxisë sinergjinë e ideve dhe iniciativave të krijuesve të politikave, përfaqësuesve politikë, partnerë ndërkombëtarë për zhvillim, shoqëri civile, publik akademik, sektorin e biznesit dhe ekspertët e tjerë dhe palët e prekura për përmirësim të dialogut politike në tema ekonomike dhe financiare me përfshirje kombëtare dhe rajonale.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...