Kovaçevski – Bjerde: Fokusohemi në investime në bujqësi dhe energji

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka takuar nënkryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Ana Bjerde, para fillimit të konferencës ndërkombëtare “Forumi Ekonomik dhe Financiar”, organizuar nga Ministria e Financave, me temë: “Ruajtja e rritjes gjatë dhe pas pasigurisë”.

Në takim, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, në fokus të diskutimit ishin energjia dhe bujqësia si sektorë kyç në kuadrin e krizës globale energjetike.

Në mënyrë plotësuese kryeministri Kovaçevski iu referua të dhënave kryesore ekonomike për zhvillimet makroekonomike, masat e ndërmarra për zbutjen e efekteve të krizës energjetike, investimet në ekonominë e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe projektet nga Korniza katërvjeçare e Partneritetit me Bankën Botërore 2019-2023.
Kryeministri Kovaçevski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Botërore, si dhe projektet e realizuara për efikasitet energjetik në sektorin publik, promovimin e arsimit, të cilat janë pjesë e kornizës katërvjeçare për partneritet me Bankën Botërore, në vlerë prej 420 milionë dollarësh. Qëllimi është krijimi i një ekonomie konkurruese, rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të vendit.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria në afat të mesëm mbetet e përkushtuar për reforma strukturore, rritje të përshpejtuar ekonomike dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve. Nuk ka dyshim se pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë po ndikojnë në projeksionet dhe ato janë rishikuar në rënie, duke ndjekur trendin e rishikimit të projeksioneve në nivel global. Gjithashtu, Plani për Rritje të Përshpejtuar Ekonomik, i krijuar vitin e kaluar i miratuar nga Qeveria, është një udhërrëfyes i mirë për arritjen e synimeve tona afatmesme dhe është vlerësuar pozitivisht nga Grupi i Bankës Botërore”, thuhet në kumtesë.

Kovaçevski dhe Bjerde diskutuan edhe për rëndësinë e zbatimit të agjendës së gjelbër, digjitalizimi, inovacioni dhe teknologjia, zhvillimi i kapitalit njerëzor, përmirësimi i infrastrukturës janë prioritete të përcaktuara nga Qeveria dhe të inkorporuara në Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike.

“Bjerde theksoi se Banka Botërore mbetet e përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e aktiviteteve në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë të përcaktuara në Kornizën aktuale të Partneritetit, por gjithashtu vazhdon me analizën e detajuar të sektorëve individualë që do të pasqyrohen në diagnozën e re për vendin dhe nga të cilët do të shfaqen fushat e fokusuara e bashkëpunimit. Sigurisht, prioritetet e mësipërme do të përfshihen në Kornizën e re katërvjeçare të Partneritetit me Bankën Botërore”, qëndron në kumtesë.

Banka Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut është duke punuar në mënyrë aktive në disa projekte. Tema e takimit ishte edhe realizimi i tyre dhe përshpejtimi i dinamikës së disa prej tyre. Këto përfshijnë Projektin e përmirësimit dhe zhvillimit të rrugëve, Krijimin e një sistemi të integruar Informativ të menaxhimit të financave publike, Projektin e lidhjes së rrugëve lokale, Projektin e administratës së sigurimeve shoqërore, Projektin e përmirësimit të arsimit fillor, Projektin perëndimor për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkan, si dhe Projekti i reagimit emergjent KOVID-19.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...