Në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë pata një takim me znj. Artemis Malo, zv.ministre e këtij institucioni.
Në takim shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve në fushën e diasporës dhe mërgatës. E informova homologen time për dinamikën e bashkëpunimit tonë me diasporën dhe rëndësinë e saj për vendin tonë në përgjithësi.
Po ashtu e informova se në RMV pritet të miratojmë ligjin për diasporën, i cili do t’i kushtojë rëndësi më të madhe bashkëpunimit tonë dypalësh për zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes të dy vendeve tona fqinje.
Një temë kyçe ishte diaspora jonë e përbashkët kudo në botë, dhe kryesisht në perëndim, ndaj i kërkova asaj projekte të përbashkëta. Znj. Malo nga ana e saj propozoi bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike-konzulore për ambiente të përbashkëta dhe bashkëpunime si ai ekzistues me R. Kosovës.
Folëm për përfshirje më të madhe të MNM-së, ku ajo na informoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston një ligj për pakicat, gjegjësisht në Shqipëri njihen 9 minoritete, përfshirë edhe minoritetin maqedon.
Në fund theksova nevojën që pika kufitare në fshatin Xhepiste të jetë i hapur 24/7 për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve dhe jo vetëm për popullsinë vendase, por për të gjithë.
