Policia e Tetovës me apel: Qytetarët të shmangin daljen në qytet

Policia e Tetovës ka dalë me apel për qytetarët, pas shpërthimit të zjarrit në afërsi të Monopolit. SPB Tetovë kërkon që qytetarët në këto momente të shmangin daljen në qytet, sidomos ata të cilët kanë sëmundje të organeve respiratore.

Ndërkohë policia gjithashtu ka larguar qytetarët dhe gazetarët të cilët ndodhen në afërsi të vendit ku ka shpërthyer zjarri, për arsye të rrezikut të shpërthimeve të mundshme.

Ndryshe, në shuarjen e këtij zjarri janë bashkangjitur edhe ushtria, si dhe zjarrfikësit e qyteteve tjera.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ose viktima.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...