Shaqiri: MASH këtë vit do të rikonstruojë katër shkolla në Gostivar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit do të investojë rreth 40 milionë denarë për rikonstruimin e 4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit. Shkolla fillore “Goce Dellçev” do të bëhet me fasadë të re energjetike efikase ku aktivitetet ndërtimore filluan në fund të janarit të këtij viti ndërsa në shkurt në shkollën “Faik Konica” në Debresh filloi rikonstruksioni i nyjeve sanitare dhe mureve të brendshme. Në të dyja shkollat aktivitetet do të përfundojnë gjatë muajit gusht. Ndërsa në planin për prokurim publik për këtë vit është paraparë rikonstruksioni i shkollës fillore “Ismail Qemali” si dhe zëvendësimi i çatisë dhe pajisja e tërësishme e kabineteve dhe punëtorive në shkollën e mesme teknike “Gostivar”.

Këtë mes tjerash e bëri të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri i cili sot vizitoi disa shkolla në komunën e Gostivarit, të cilat, siç u shpreh ai, do të vazhdojnë të jenë në agjendën investuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe në të ardhmen.

“Për këtë Qeveri investimi i barabartë në të gjitha komunat, pavarësisht nëse janë urbane apo rurale dhe pavarësisht se kush i menaxhon, mbeten një nga parimet themelore. Për ne të gjitha komunat janë të barabarta dhe të njëjta, qytetarët e Maqedonisë së Veriut jetojnë dhe kanë të drejtë për kujdes të barabartë nga institucionet e sistemit”, tha Shaqiri gjatë vizitës në shkollën fillore “Goce Dellçev”.

Ministri rikujtoi se gjatë muajve të kaluar janë kryer aktivitete investuese edhe në disa shkolla tjera të Gostivarit. Në shkollën fillore “Përparimi” në janar të këtij viti përfundoi rikonstruksioni i çatisë dhe tualeteve, në gjimnazin e qytetit u riparuan tualetet, ndërsa “Faik Konica” në Debresh vitin e kaluar u bë me sallë të re sportive në vlerë prej 40 milionë denarë.

Ministri theksoi se me këto investime pjesa më e madhe e nxënësve të kësaj komune do të kenë kushte më të mira për edukim dhe pret që edhe pushteti lokal të japë kontributin e tij dhe në kështu me përpjekje të përbashkëta t’u ofrohen të rinjve kushte më të mira për arsim ashtu siç e meritojnë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...