Hasani takon gjeneralin Kristoffersen: Përkrahje e parezervë nga Norvegjia në sferën e mbrojtjes

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani sot ka pritur në takim shefin e Shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Norvegjisë, gjeneralin Eirik Kristoffersen.

“Sot në hapsirat e Ministrisë së Mbrojtjes prita delegacionin norvegjez të kryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbretërisë së Norvegjisë gjeneral Eirik Kristoffersen”, thekson kështu Hasani.

Gjatë këtij takimi, zëvendës ministri Hasani ka falenderuar gjeneralin norvegjez për bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

“Në takim gjeneralit Kristoffersen iu falënderova për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes dy shtetetve si dhe per ndihmën e dhënë nga Mbretëria Norvegjeze ndaj shtetit tone, sidomos për përkrahjen e parezervë gjatë procesit të anëtarsimit në NATO.  Gjithashtu biseduam lidhur me situatën e sigurisë si dhe zhvillimet aktuale në rajon dhe më gjerë, si rezultat i agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën”, ka deklaruar më tej Hasani.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...