Në tremujorin e parë 5.919 shitje të patundshmërive dhe 2.093 qiramarrje

Në bazën e Regjistrit të çmimeve dhe qiramarrjeve në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 8.012 transaksione, nga të cilat 5.919 shitje të patundshmërive dhe 2.093 qiramarje të patundshmërive. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar janë evidentuar 592 më shumë shitblerje, ndërsa tek qiratë ka ulje për 357.

Analiza për muaj nga tremujori i parë tregon se mundet që numri më i madh i transaksioneve të ketë qenë në mars, kur në regjistrin e çmimeve të qirave janë regjistruar 3.267 transaksione. Më pak transaksione ka pasur në janar, 2.091, ndërsa në shkurt janë vërejtur 2.654 transaksione, tregon Raporti për muajin e parë nga puna e Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri (AKP).

Nëse shihet vëllimi i transaksioneve për muaj dhe për llojin e transaksioneve, mund të konkludohet se numri më i madh i shitblerjeve janë regjistruar në mars, gjegjësisht 2.437 shitblerje, ndërsa në mars janë regjistruar edhe më shumë qiramarrje, gjegjësisht 830 qiramarrje.

Shitblerjet e regjistruara (5.919) janë në vlerë prej 218 milionë denarëve, gjegjësisht 5017 shitje në vlerë prej 170 milionë eurove, 687 shitje nga investitorë nga 41 milionë euro, 148 blerje nga shteti nga 5,4 milion euro, 13 ankande nga 0,9 milionë euro.

Qiramarrjet që janë regjistruar në tremujorin e parë janë në vlerë të përgjithshme prej 919 960 euro. Nga numri i përgjithshëm, 555 janë qira të banesave me mbi 120 mijë euro, 280 shtëpi nga 72.934 euro, 301 tokë bujqësore mbi 24.000 euro, 56 objekte industriale mbi 62.000 euro, 67 tokë ndërtimore mbi 22 mijë euro

Është evidentuar rënie e numrit të qiramarrjeve të banesave nga 717 sa kanë qenë në te muajt e parë të vitit 2021 në 555 në periudhën e njëjtë të këtij viti. Nga 475 në 301 janë zvogëluar edhe qiratë e tokës bujqësore në tremujorin e parë të vitit të kaluar në periudhën e njëjtë të këtij viti.

Raporti për punën e AKP-së tregon edhe se në periudhën janar-mars janë regjistruar 1.888 ngarkesa mbi patundshmëritë në vlerë të përgjithshme prej 481.422.672 euro dhe 2.257.521.859 denarë.

Në Qendrën për kadastër të patundshmërive Shkup janë të regjistruara 760 hipoteka, në vlerë prej 70.714.998 eurove dhe 1.333.231.970 denarë, ndërsa në 29 departamentet kadastrale numri i tyre është 1.128, me vlerë prej 410.708.2928 denarëve.

Në Regjistrin e pasurive të paluajtshme të sekuestruara të destinuara për shitje, deri në fund të marsit të këtij viti janë konfirmuar 407 pjesë objektesh, 90 parcela kadastrale dhe 304 objekte infrastrukturore.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...