Bregu: Mbështetja europiane për Ballkanin Perëndimor është në rënie

Mbështetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian për herë të parë pas tetë viteve shënon rënie për dy për qind, përderisa bashkëpunimi rajonal ende vlerësohet lartë, deklaroi sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, duke folur në panelin në Kongresin e Partisë Evropiane Popullore në Roterdam, në të cilin u debatua edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Tregtia e mallrave ndërmjet Ballkanit Perëndimor me Rusinë dhe Ukrainën është 6,5 për qind, ndërsa partner më i madh tregtar dhe investitor në rajon është Bashkimi Evropian. Megjithatë, për herë të parë për tetë edicione të barometrit të Ballkanit, tani kemi trand negativ të mbështetjes së integrimit në Bashkimin Evropian, gjegjësisht vetëm 60 për qind e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor konsiderojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë, përderisa vitin e kaluar ky numër ishte 62 për qind. Në atë kuptim shihet edhe rritja e pesimizmit të qytetarëve të cilët nuk besojnë se vendi i tyre ndonjëherë do të bëhet anëtar i BE-së. Vitin e kaluar rreth 22 për qind e të anketuarve nuk kanë besuar në këtë, ndërsa këtë vit rreth 28 për qind janë deklaruar negativisht”, tha Bregu, thuhet në kumtesën e KBR-së.

Bashkëpunimi rajonal edhe më tutje vlerësohet mirë. Sipas hulumtimeve të fundit të barometrit të Ballkanit për vitin 2022, 76 për qind e qytetarëve besojnë se bashkëpunimi rajonal mund të kontribuojë për situatë më të mirë politike, ekonomike dhe të sigurisë në vendin e tyre.

Bregu paralajmëroi se bashkimi i rreziqeve negative nga lufta, rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, inflacioni, eskalimi i tensioneve gjatë kohës së zgjedhjeve ose shtyrja e hapjes së bisedimeve për anëtarësim drejt BE-së, mund të krijojë numër aq të madh të rreziqeve, që do ta bëjë terrenin ideal që të rrënjosen nacionalizimi ekonomik dhe politik.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...