Në ditën e fillimit të testimit në shkollën fillore “26 korriku” në Shuto Orizarë

Sot duke i përshëndetur të gjithë nxënësit në ditën e fillimit të testimit në shkollën fillore “26 korriku” në Shuto Orizarë theksova se këto nuk janë testime për vlerësimin e njohurive individuale të nxënësve, por për vlerësimin e sistemit të arsimit fillor. Rezultatet e testimit shtetëror të nxënësve në shkollat fillore do të jenë bazë për ndryshime pozitive në arsim

Me kontrollimin e njohurive në gjuhën amtare dhe matematikë të 5800 nxënësve të klasës së tretë nga 120 shkolla, sot filloi testimi shtetëror , qëllimi i të cilit është të sigurojë të dhëna objektive për realizimin e standardeve të arritjeve të nxënësve për fushat dhe lëndët mësimore me rëndësi të veçantë gjatë arsimit fillor. Këto të dhëna në të ardhmen do të jenë bazë e mirë për krijimin e politikave arsimore që duhet të sjellin ndryshime pozitive dhe edukim më të mirë të të rinjve, përmes ndjekjes së standardeve bashkëkohore arsimore botërore.

“Qëllimi ynë është të masim, duke përdorur procedura dhe instrumente të standardizuara, se sa me sukses sistemi ynë arsimor u mundëson nxënësve të përvetësojnë standardet shtetërore në lëndët për të cilat kryhet testimi. “Për ta bërë këtë ,na nevojiten të dhënat për njohuritë që kanë fituae nxënësit gjatë gjithë vitit shkollor 2021/2022”.

Shtova gjithashtu, se në këtë vit shkollor filloi faza në reforma në arsimin fillor dhe të njejtat nuk janë populiste, por në të vërtetë qëllimi është që nxënësit tanë të marrin arsim fillor cilësor që siguron barazi arsimore për të gjithë nxënësit.

„Prandaj ,këto lloje të kontrrollimeve për njohuritë e nxënësve tanë janë të rëndësishme për ne . Kur atyre u shtohen edhe rezultatet e testeve ndërkombëtare, kjo është bazë solide për krijimin e politikave të ardhshme arsimore, të orientuara drejt arsimit më efikas”.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Elizabeta Naumovska tha se ky është testi i parë kryesor në kuadër të testimit shtetëror dhe do të zbatohet sot dhe nesër, nga lëndët mësimore në Gjuhë Maqedonase, Gjuhë Shqipe dhe Matematikë. Në ekzemplarë janë të përfshirë 79 shkolla në gjuhën maqedonase dhe 41 shkolla në gjuhën shqipe, në të cilat 4200 nxënës do të testohen në gjuhën e tyre amtare – maqedonase ose shqipe dhe 1600 nxënës në matematikë, në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

“Qendra Shtetërore e Provimeve pret qëndrim pozitiv nga të gjithë personat që janë të përfshirë direkt apo indirekt në testim dhe i inkurajon ta pranojnë atë, jo vetëm si obligim ligjor , por si angazhim personal në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Veçanërisht ,është e rëndësishme të theksohet se nuk është e nevojshme dhe nuk rekomandohet ndonjë ngarkesë shtesë për nxënësit me përgatitje të veçantë për testim, sepse qëllimi kryesor i testimit shtetëror është të fitohen të dhëna objektive për njohuritë e nxënësve të fituara gjatë gjithë vitit shkollor 2021. /2022 vit”.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...