Ethet e orëve të fundit, kush janë dy kandidatët kryesorë të Ramës për presidentin e ri?

Nesër në orën 17 Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë e partisë për të diskutuar – dhe me gjasë vendosur – për kandidatin për president të Republikës.

Në fakt, çështja e diskutimit për presidentit është pika e fundit e rendit të ditës në mbledhjen e kryesisë. Zyrtarisht, në fillim të mbledhjes do të diskutohet për procesin e zgjedhjes së 61 kandidatëve të PS në 61 bashki. Ndaj, mbledhja e nesërme mund të zgjasë deri në mbrëmje vonë.

Kryesia do të vendosë për emrin e kandidatit për president, i cili më pas, do t’i paraqitet formalisht grupit parlamentar të partisë. Pasnesër, të shtunën në mëngjes do të mblidhet komisioni i Ligjeve për të certifikuar kushtetueshmërinë e kandidatit e më pas, do të mblidhet seanca plenare.

Në korridoret politiko-mediatike përfliten disa figura të mundshme. Në fund të fundit, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se kandidati është nomeklaturë personale e Edi Ramës. Që do të thotë, nuk pritet të ketë kontestime nga brenda për propozimin që do të bëjë Rama në grup.

Të paktën 2 nga këto figura që përfliten në korridoret e PS, kanë marrë ditët e fundit “certifikatën e pastërtisë” nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Megjithatë, nuk përjashtohet fakti që këta “kandidatë” të jenë pajisur me certifikatën thjesht për të qenë kandidatë potencialë dhe për t’i pasur “letrat në rregull”.
Misterin mbi emrin e presidentit e shton disi edhe mungesa fizike e Edi Ramës në Shqipëri. Ai gjendet në Nju-Jork në sesionin e Këshillit të Sigurimit dhe pritet të mbërrijë rreth mesnatës në atdhe.

Nuk është çudi që presidenti të jetë një emër i papërfolur dhe që sot gjendet vetëm në kokën e Ramës, por megjithatë, le t’i hedhim një sy “kandidatëve” të deritanishëm.
Për momentin, në ‘pole position’ janë Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu.

I pari, anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është një personazh i përmendur shumë kohët e fundit, sidomos pas përballjes së tij me presidentin Meta, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Megjithëse një prokuror i vjetër, Dvorani do të ishte një produkt 24 karatësh i “reformës në drejtësi” dhe i pari president që vjen nga “bota e ligjit”. Një ditë më parë, Taulant Balla deklaroi në një intervistë për “Euronews” se nëse kryesia e PS e pranon, vetë ai do ta kishte votuar me dëshirë Dvoranin.

“Bonusi” për kandidaturën e Dvoranit është fakti që ai u shpall vitin e kaluar si “Kampion i antikorrupsionit” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kandidaturë tjetër serioze është ajo e ish-ministres së Berishës dhe ish-drejtueses së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Nëse Majlinda Bregu do të propozohej zyrtarisht nga PD si kandidate për deputete, me gjasë ajo do të ngjitej në krye të shtetit.

Por, formalisht PS nuk e ka të lehtë të propozojë një ish-ministre të PD në krye të shtetit. Megjithatë, burime pranë kryeministrit thonë se Rama e pëlqen kandidaturën e Majlinda Bregut, edhe për shkak të ‘background”-it të saj në marrëdhënie me institucionet ndërkombëtare.

Kandidatura të tjera që përfliten në qarqet e Partisë Socialiste janë ambasadori ynë në OKB, Ferit Hoxha, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo, ish-kryeprokurorja Ina Rama apo edhe Mimi Kodheli, Valdete Sala, Zef Mazi apo Besiana Kadare.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...