Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Rejçell Gallovej, të cilës edhe i përfundon mandati i punës në vend.
Siç kumtoi MPB-ja, në takim me ministrin Spasovski e falënderoi ambasadoren Gallovej për mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në vend me MPB-në dhe shfaqi besimin se e njëjta do të vazhdojë të zhvillohet në vazhdimësi dhe me ambasadoren e re të sapoemëruar. Me këtë rast, Spasovski e dekoroi me pllakën e Monografisë së MBP-së ambasadoren Gallovej në shenjë falënderimi për bashkëpunim të suksesshëm dhe modernizimin e kapaciteteve të MPB-së të RMV-së.