Zëvendës avokati i popullit Andonovski në Kiev u takua me kolegen ukrainase Sivitska

Zëvendës avokati i popullit, Jovan Andonovski, i cili gjendet për vizitë në Ukrainë u takua me kolegen e tij ukrainase, Irina Sivitska, me të cilën bisedoi për çështjet kyçe të ukrainasve, të cilët gjenden në Maqedoninë e Veriut. Siç informojnë nga zyra e Avokatit të popullit, në takimin u bisedua për qasjen deri te mbrojtja shëndetësore e ukrainasve, të cilët gjenden në shtetin tonë, qasja deri te arsimi për fëmijët ukrainas, si dhe qasja deri te vendet e punës për ukrainasit përkohësisht të shpërngulur.

Janë hapur edhe disa çështje lidhur me qëndrimin e shtetasve ukrainas në vend. Avokatja e popullit Sivitska ka shprehur falënderim dhe informoi për vëllimin e rritur të punës lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonet ku ende ka aktivitete të luftës. Dy avokatët e popullit kanë arritur marrëveshje të mbeten në komunikim dhe me zgjuarsi i ndjekin situatat me shkeljen masive të të drejtave të njeriut.

Avokatja e popullit, Sivitska potencoi se vrasjet masive në Buça dhe qytetet tjera ukrainas i konsideron si gjenocid, si dhe se Ukraina mbetet në kërkesën që edhe shtetet tjera evropiane t’i klasifikojnë ato krime si gjenocid. Avokati i popullit Andonovski tha se Maqedonia e Veriut është mik i popullit ukrainas dhe se do të bëjë çmos që të lehtësohet qëndrimi i tyre në shtetin tonë. Pas këtyre vizitave, avokati i popullit shkoi për vizitë në paralagjet e Kievit Irpin dhe Buça, ku është zbuluar varrezë masive me 300 trupa.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...