Drejtori Avziu: Punojmë intensivisht në pasurimin e ofertës turistike për vizitorët tanë edhe gjatë periudhës së verës

Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” nuk pushon edhe gjatë periudhës së verës. Me qëllim të përmirësimit të faktorëve tërheqës – motivues të Kodrës së Diellit, punojmë intensivisht në pasurimin e ofertës turistike për vizitorët tanë edhe gjatë periudhës së verës tha drejtori Adem Avziu.

Pushimi malor – është zgjedhja e duhur në ditët e nxehta të verës. Tash e tutje, në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” vizitorëve u vihen në dispozicion turne individuale dhe të organizuara me ATV – motoçikleta me katër rrota/katërcikleta deri në terrenet më piktoreske të Kodrës së Diellit (Leshnicë, Maja e Titos (Titov Vrv), Liqeni i Bogovinës, Liqeni Karanikoliq, Xhini Beg etj.).

Përveç ATV-ve të reja, Qendra e Skijimit këtë verë ofron turne individuale dhe në grup me biçikletë. Qendra e Skijimit disponon me 7 ATV -motoçikleta me katër rrota dhe 15 biçikleta malore (mountain bike). Në të njëjtën kohë, në dispozicionin tuaj është edhe hotel “Slavija”, si dhe restoranti dhe tarraca e gjerë e hotelit.

Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” është gati për të ju mirëpritur edhe në muajt e ngrohtë të verës. Së shpejti do të vijojë edhe njoftim zyrtar për fillimin e organizimit të aktiviteteve verore në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...