Kovaçevski: Disa masa anti-krizë do të ngelen në fuqi ndërsa disa të tjera do të rikonceptohen sipas nevojave

Me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe produkteve ushqimore në përgjithësi dhe ato bazike në veçanti, kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka thënë se disa nga masat paraprake do të ngelen në fuqi ndërsa disa të tjera do të përshtaten, me qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.

“Një pjesë e masave do të zgjaten deri në fund të vitit, e një pjesë do të rikonceptohen, për të mbështetur standardin e jetesës së qytetarëve që janë më të prekur nga kriza. Masat do të përgatiten me kohë dhe do të prezantohen në kohën e duhur”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se qeveria është e përgjëgjshme për shumë plane, si në aspektin buxhetor ashtu edhe në aspektin e likuiditetit, stabilitetit të sistemit financiar dhe për këtë arsye masat janë paraparë që të zgjaten deri në fund të vitit dhe disa do të rimodelohen sipas nevojës.

Ai vuri në dukje se aktualisht Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave janë duke punuar në rikonceptim të masave.

“Masat do të përgatiten dhe do të prezantohen me kohë për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve. Të gjitha masat e marra në mars të këtij viti ishin të planifikuara në detaje me qasje analitike dhe konsultime me institucionet financiare ndërkombëtare dhe kishin për qëllim uljen e të hyrave tatimore. Ulja e TVSH-së për rrymë, shpenzimet direkte të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve me nga 1000 denarë në muaj, shpenzimet direkte të pensionistëve me nga 1000 denarë në muaj, ofrimi i skemave të garancisë, kreditë pa interes dhe kreditë e favorshme me shumë norma të ulëta interesi për transformimin energjetik të kompanive, si dhe masa të tjera”, tha kryeministri.

Kovaçevski tha se çdo masë e publikuar analizohet nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtar.

“Duke qenë se mendohet të përballemi me një dimër të vështirë, në konsultim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe të gjitha institucionet e tjera financiare, mundohemi të marrim ekspertizë dhe përvojë botërore”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare janë që deri në fund të vitit rritja e çmimeve të stabilizohen, gjë që, siç tha ai, do të varet nga zhvillimi i luftës në Ukrainë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...