Ministria e Drejtësisë u ka lëshuar mbi 300.000 euro para opozitës shqiptare, ata duhet të tregojnë se si i shpenzojnë paratë?

Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të BDI-së u përkushtohen të gjithë strukturave të shoqërisë. Gëzimet dhe pikëllimet, haretë dhe trishtimet janë pjesë e një spirale që lidhen që me njeriun e parë në botë, thekson kështu zëvendës ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu në një intervistë dhënë sot në Radio Shkupi.

“Dua të them se nuk janë vetëm koncertet. Janë edhe një sërë aktivitetesh të tjera. Ja sot ne kemi konferencën që organizon Forumi i Gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, apo nesër z. Ali Ahmeti do të presë në Tetovë familjarët e dëshmorëve, do të ketë edhe ndeshje futbolli pra janë një sërë aktivitetesh. Ditën e dielë z. Ahmeti do të ketë pritje protokolare që do të vijnë bartësit e të gjitha institucioneve dhe tani akuzohemi edhe për ja paratë e shtetit po po i harxhon për koncerte”, ka deklaruar kështu Nuhiu.

Zëvendës ministri i Drejtësisë, Nuhiu gjatë kësaj interviste ka pyetur publikisht se ku kanë përfunduar paratë e partive tjera të cilat Ministria e Drejtësisë ju ka lëshuar atyre.

“Unë do të dua të them ndoshta edhe për herë të parë këtu në studion tuaj. Me 19 maj le të dinë të gjithë opinioni, 19 maj të këtij viti 220.000 euro i kemi lëshuar nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë partisë së z. Sela – Aleancës për Shqiptarët, 100.000 euro me 19 maj të vitit 2022 i kemi lëshuar partisë së z. Kasami. Le t’i pyesin aktivistët, anëtarët e këtyre partive ku kanë përfunduar këto para? Ja ne po themi me paratë legale që vijnë nga buxheti i shtetit BDI bën këto aktivitete për këtë jubile, tek e fundit edhe të sjellim një moment gëzimi në këto rrethana. Po paratë që i kanë marrë ata ku kanë përfunduar?”, ka thënë Nuhiu.

Ndiq në video intervistën e tij:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0KnSHADsBudyDhL3AKTZ7NVfDUgWcb6pqnW9yLqQQJDzz3LECnUt3XWsYN4AKeF9Ul&id=100002310186518

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...