Të dashur familjarë dhe miq,
Pas një tradite shumëvjeçare dhe profesionalizëm në fushën e gastronomisë dhe hotelierisë, jemi të lumtur të ju njoftojmë për hapjen e restaurantit më të ri “Hillstone Restaurant” i cili permes ngrohtësisë së ambientit ju ofron tryezë me një prej menyve më të pasura dhe kualitative.
Si koncept do të ofrojmë menynë gurme me të cilën ndërthuret e ëmbla me të kripurën, shijen mesdhetare me pastat, produktet e detit dhe mishërat e freskët si dhe menyja më e dashur për ne e cila vjen me pjatat tradicionale në një avancim modern me shije të ndryshme.
Hillstone Restaurant do të hapet së shpejti, në kilometrin e 3-të në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.