Artan Grubi për Nova TV: Të gjitha arritjet mbajnë vulën e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nesër më 5 qershor mbush 20 vjet nga themelimi i saj. Partia ka pothuajse po aq vite në pushtet dhe merr pjesë në të gjitha proceset e rëndësishme në vend. Për jubileun dy dekadash të partisë biseduam me sekretarin organizativ të partisë dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm dhe kryesisë, Artan Grubin, i cili është Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive në Qeveri. Në intervistën për Nova Tv, Grubi thotë se çelësi i suksesit të partisë është se gjatë gjithë këtyre viteve ka qëndruar konsistente me parimet dhe angazhimet themeluese dhe për këtë arsye nuk ka dallim mes BDI-së nga 20 vjet më parë dhe BDI-së tani. Ai është krenar se të gjitha projektet e rëndësishme për shtetin dhe platformat që nga viti 2002 deri më tani mbajnë shenjën e partisë së tij, thotë ai, Grubi u përgjigj edhe për përtrirjen e partisë dhe për sulmet nga oponentët për festimin e ditëlindjes. Për çfarë kemi biseduar, ndiqni intervistën që vijon.

Këtë vit BDI shënon dy dekada në skenën politike. Nëse do të duhej të krahasonit BDI-në nga fillimi dhe BDI-në tani, si do të dukej?

Po, më 5 qershor BDI shënoi 20 vjet të ekzistencës. Nëse e krahasojmë BDI-në atëherë dhe BDI-në tani, do të theksojmë se nuk ka dallim të madh. Pikërisht, duam të theksojmë se BDI-ja mbështetet në parimet mbi të cilat është formuar dhe i respekton ato. Tregues për atë që po flasim janë fitoret në të gjitha ciklet zgjedhore të deritanishme, tregues është edhe  zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, integrimi në NATO dhe BE, zbatimi i plotë i programeve të premtuara për qytetarët etj. Nga ky këndvështrim mund të premtojmë se në të ardhmen do të respektojmë parimet dhe do të punojmë në interes të qytetarëve. Në periudhën e kaluar, lirisht mund të themi se të gjitha të arriturat e deritanishme, projektet dhe platformat në vend mbajnë shenjen e BDI-së, por të drejtat më të mëdha për të gjithë janë arsyet pse BDI-ja fiton besimin e qytetarëve.

Pjesën më të madhe të ekzistimit politik partia politike e ka kaluar në pushtet. Cili është çelsi i këtij suksesit, superioriteti, inventimi, apo në pyetje është diçka tjetër?

Siç e theksova më lart në përgjigje të pyetjes suaj atë që e premtojmë para qytetarëve atë edhe e realizojmë. Si shembull për këtë duam ta përmendim rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale, gjegjësisht zgjedhje në të cilat BDI ishte fitues absolut në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Në pjesën e dytë të pyetjes suaj, nëse ajo është një risi ose krijim programe, ne do t’ju përgjigjemi më pozitivisht, pra risia, krijimi i programeve por edhe përmbushja e tyre është çelsi i suksesit.

Çfarë ndodhi me „Agjendën blertëtë BDI-së, e promovuar në vitin e kaluar, disi sikur ka zbehur?

Agjenda e blertë të cilën BDI e promovoi është e një rëndësie të veçantë për tërë shoqërinë. Ne si veprues politik do të mbesim të përkushtuar ndaj këtij premtimi ngase konsiderojmë se kjo është një kërkesë kryesore e qytetarëve. Agjenda blertë do të thotë jetë cilësore, ajr i pastër, ambient pastër, rrugë të moderuara. hekurudha, gazifikim, shkolla më të mira, kopshte, etj. Fillimi i jonë ishte me përpjektet tona për barazi dhe drejtësi përmes zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, pastaj për integrime të brendshme, rajonale dhe euroatlantike, e deri më sot kur fillojmë me Agjendën e Zhvillimit të Gjelbër sepse tashmë i kemi përfunduar dy qëllimet e para. Agjenda e blertë duhet të jetë nxitje dhe aspiratë e të gjitha partive të tjera politike që kërkojnë besimin e qytetarëve. Si përkujtim për atë që po flasim është vendimi për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar. Nga ky këndvështrim do të premtojmë se shpallja e Malit Sharr për park kombëtar është vetëm një nga një nga shumë projekte të cilat i kemi në agjendën tonë.

BDI gjatë gjithë këtyre viteve të ekzistencës ka qëndruar konsistent me liderin e partisë Ali Ahmeti. Po në lidhje me procesin e përtëritjes? A nuk ka ndonjë zëvendësues të denjë për Ahmetin, apo Ahmeti është guruja politik që mund të përsërisë suksesin e dy dekadave të fundit në vitet në vijim?

BDI është parti politike që i kushton rëndësi të veçantë rinisë së saj politike. Megjithatë duam të theksojmë se vazhdimisht po punohet në zhvillimin, trajnimin dhe përgatitjen e kuadrove të rinj të cilët duhet të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmen me përkushtim, përgjegjësi dhe ndershmëri edhe më të madhe, në drejtim të një standardi më të mirë jetese dhe kushte më të mira për jetesë për të gjithë. Në këtë kontekst, dua të shtoj se BDI është duke u reformuar vazhdimisht. Si të dhëna për këtë procedurën tonë, e cila është në vazhdim, janë kryetarët e rinj të degëve, pra 98 për qind e kryetarëve të rinj të degëve, nga të cilët 49 për qind janë gra. Përveç kësaj, është shumë e rëndësishme të theksohet se ne në strukturën tonë partiake kemi parashikuar të kemi edhe sekretarin për mundësi të barabarta.

Grubi, si parti organizuat një festë pompoze me shumë yje të estradës. Kundërshtarët si Besa dhe Aleanca për Shqiptarët po ju bëjnë thirrje që të anuloni festën për shkak të zjarrit dhe furtunës që goditi komunën e Tetovës, duke pretenduar se do të ishte një festë e rreme sepse pas 20 vitesh qeverisje e keni vrarë shpresën te njerëzit?

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk feston por shënon 20 vjet ekzistencë. Domethënë, ky shënim i 20 vjetorit nuk parasheh vetëm ngjarje muzikore. Kjo është vetëm një segment i vogël i serisë së aktiviteteve të planifikuara për këtë ngjarje. Me mbajtjen e paneleve, forumeve ku do të flitet për të arriturat e deritanishme por edhe për sfidat që na presin, më pas aktivitetet e të rinjve tanë në aspektin e aktiviteteve sportive, shoqërimit dhe shkëmbimit të ideve me bashkëmoshatarët e tyre, është planifikuar pritja e kryetarit të partisë për të gjithë vepruesit politik, trupin diplomatik dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se të gjitha partitë politike marrin mjete nga buxheti dhe për to duhet të tregojnë mënyrën dhe transparencën se si i kanë shpenzuar fondet. Sa për kujtesë, para nga buxheti kanë marrë edhe ata që akuzojnë. Por, ndryshe nga ne, nuk japin llogari se ku janë shpenzuar këto mjete, këtu dinë vetëm të spekulojnë pa bazë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...