Karrigia e madhe për Bilallin e vogël

Bilall Kasami tashmë e morri mesazhin më 4 qershor kur sheshi i qytetit që ai mendonte se e kishte “pushtuar”, tani më i takon fund e krye BDI-së. Kjo nuk përbën lajm sepse BDI u rikthye sërish në bastionin e saj për shumë më pak kohë nga çfarë mendohej. Kasami kujton se ka mijëra vota në Tetovë, kuptohet më shumë të huaja , por nuk e dij se BDI vetëm Teutën nuk e ka kryetare sepse të tjerat janë të saj komplet. Por,  përse Bilall Kasami kaq shpejt u tret nën britmat pa zë dhe pushteti i tij i “madh” sipas tij dhe i vogël nga ata që e shohin , u fashit kaq vetëtimthi?!

Kasami dhe të tjerët që janë në hartën e vogël të politikës në Maqedoni sepse në hartën e madhe dihet kush është, edhe kësaj radhe dolën blof në tentimin të zbehin një jubile por mesazhin e morrën nga ata të rinj që janë BDI-ja e 20 viteve tjera. Kjo për Ali Ahmetin është një sfidë tjetër sepse tashë në politikë duhet shtërnguar fortë rripi i sigurisë dhe secili nuk ia del në këtë terren të vështirë të politikës sidomos partitë e vogla si BESA, ASH dhe jo vetëm por,  Ali Ahmeti e ka dëshmuar se është politikani i stazave të gjata.

Për tetë muaj tetovarët i treguan Bilallit se nuk është për të udhëhequr një qytet kryesorë të shqiptarëve siç është Tetova. Bilall Kasami mori një karton të kuq më 4 qershor sepse u pa se njerëzit janë të rreshtuar pas BDI-së. Edhe pse Bilalli i Vogël që është ulur në Karrigen e Madhe , bënte parreshtur thirrje për bojkot sidomos ndaj rinisë në festën e madhe të BDI-së, ata nuk e dëgjuan thirrjen e tij. Për ironi të fatit dhe kundër Bilallit sheshi u bë si një det blu për ti dhënë mbështetje edhe më të madhe partisë që fitoi 20 vitet e kaluara dhe do fitojë sërish në 20 vitet e ardhshme.

Po përse kjo karrige është e madhe për Bilallin?!

Si një lider i një partie të vogël , pa kulturë nuk ia uroi partisë më të madhe ditëlindjen por e mallkoi duke u lutur që rinia e Tetovës mos të festojë. Ai deshti që rinia të vuajë siç po vuan Bilall Kasami,  por në këtë pike,  ndryshimi i vajtimit të Kasamit dhe tetovarëve ka një dallim , ai vuan për pushtet edhe pse i vogël me pjekuri politike, ndërsa tetovarëve u dëshiron që vuajtjen e tij ta shndërrojë në vuajtje të mjerimit, fukarrallëkut, depresionit. Por nuk është vetëm Kasami sepse edhe liderët tjerë do mbeten të vegjël sepse janë shqiptarët ata që nuk i lënë të rrriten sepse i kanë kuptuar kapricot e tyre për pushtet.

Shqiptarët e kuptuan edhe më 4 qershor që Bilalli bënte thirrje që festën e madhe ta shndërrojë në mërzitje , ankthe, mallkime. Ai donte që vrulli rinor mos ishte në sheshin e lavdisë sepse Kasami e kupton qytetin më shumë si një pronë se sa diçka më shumë. Qytetarët erdhën për tu argëtuar dhe për të harruar këta tetë muaj qeverisje të Bilall Kasamit nën makthet që rriten secilën ditë të qeverisjes së tij të keqe. Shqiptarët dhe në vecanti tetovarët janë njerëz më fisnikë , më të mençur dhe më dinjitoz, dhe po aq mendjehapur , vizionarë sepse ata dijnë të shpërblejnë dhe poashtu edhe të dënojnë një politikë të gabuar.

Bilalli i Vogël që është ulur në Karrigen e Madhe , është vetëm një kopje e shëmtuar e ish kryetares së kaluar. Tetovarët kanë filluar ta kuptojnë se mes tyre nuk ka dallim. Kjo sepse Tetova nuk ka ndryshuar, Komuna poashtu nuk ka ndryshuar ndërsa vetëm ka ndryshuar kryetari , pra nga një grua ka ardhë një burrë i vogël që qëndron në karriken e madhe.

4 qershori e bëri Bilallin të kuptojë se kush është BDI dhe kush është një parti me zemër të madhe. Ai jubile, ato sheshe të mbushura të Çairit e Tetovës ia humbën përgjithmonë qetësinë Bilall Kasamit i cili tashmë është i vetëm në rrugëtimin e tij politik ose më saktë në teposhtëzën politike që e ka kapluar.

BDI me festën nuk tronditi vetëm Maqedoninë por edhe vetë kundërshtarët e tyre politikë sepse ata e kuptuan se kush është forca e vërtetë shqiptare.

Andaj do të mbeten të gjithë të vegjël në karrike të mëdhaja, sepse populli, rinia, shqiptaria kanë besim te Ahmeti dhe BDI-ja.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...