Kryediplomati Osmani në kryeqendrat botërore për zhvillim ekonomik të vendit

“Ndoshta fokusi i opinionit është te raporti me Bullgarinë, por numri më i madh i çështjeve që unë i hapë, qoftë në Uashington, Tokio- ku fola për ndihmën japoneze, por edhe nesër kur do të udhëtoj për në Ankara, do të jenë çështjet ekonomike, çështja e gazit, pasojat ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe si të mbahet standardi bazë i njerëzve. Në Bruksel kërkuam ndihmë makrofinanciare nga ana e KE-së, si mbështetje buxhetore, dhe kuptohet se ne këtë e bëjmë si ministri për Punë të Jashtme me qëllim prevenimin e pasojave nga lufta”.

Kështu është deklaruar në intervistën e fundit dhënë për TV Sitel, i pari i diplomacisë Bujar Osmani.

Ministri Osmani ka folur edhe për Dialogun Strategjik me SHBA, duke bërë me dije se tashmë janë pjekur kushtet pas një partneriteti strategjik të shkëlqyer për ta avancuar edhe më lartë bashkëpunimin me shtetin amerikan.

“Një mirënjohje që SHBA ia jep RMV-së për arritjet shoqërore. Takimi me Sekretarin Blinken ishte inkurajim për politikat që i bëjmë dhe vërtetim i mbështetjes konzistente amerikane që e kemi këtu. Unë thash, atje e them edhe këtu: Pavarësisht propagandave, pas çdo suksesi të Maqedonisë së Veriut ka vulë të SHBA-së”, tha Osmani.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Qehaja: Shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore

Drejtuesi i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë se shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore. I ftuar në “Debat Plus”,...

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...