Në turneun që u zhvillua në Zrenjanin të Vojvodinës, boksieri i ri dhe anëtari i Klubit të Boksit “Shkupi, Baki Ajeti, morri çmimin e boksierit më të mirë të turneut. Ajeti, në sfidën finale të kategorisë deri më 60 kg, mundi Marko Jojiq nga Serbia me rezultat 3:2.
Juria i dha përparësi boksierit shkupjan kundrejt boksierit vendas. Në ekspeditën e drejtuar nga trajneri Naser Haruni, ishin edhe boksierët Altin Osmani dhe Rion Bajrami. Boksierët e rinj, duhej të kënaqen me medalje të argjendit, pasi humbën sfida e finales, duke konfirmuar se u mungon vetëm eksperienca.
Ndërkohë që Naser Haruni shkruan për fitoren e Baki Ajetit:
Talenti jon Baki Ajeti sot për kundershtar kishte boksierin nga Bulgaria Veniclav Mitev. Sapo filloj ndeshja ne raundin e parë në nji duel te fort me Bulgarin Bakiu u ankua se pesoj lendim të rënd dhe se ka dhimbje te madhe dhe nuk e ndjen krahun. Normal i thash tash e nderprej ndeshjen mos u merzit , Erdh edhe mjeku kujdestar në ring për kontrol Bakiu i thot mjekut nuk kam asgje dhe mundem me boksu pa problem , edhe u lut shum që mos të ja nderprejm ndeshjen se do të duron deri në fund Boksoj fenomenal edhe pse kishte dhimbje te madhe Ne fund u shpall fitues. Mejiher pas ndeshjes u dergua ne Spital ku mjekët i konstatuan krisje në asht dhe ju fut krahu ne gips. Dua te them se Bakiu tregoj karakter te nji boksieri me zemer te madhe, edhe pse me lëndim të rënd ariti ta fiton kundershtarin nga Bulgaria bindshem. Urime fitoren me plot merit Baki
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1175932709614532&set=a.116226638918483