Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, sot ka marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në mesin e kryeministrave të rajonit, Edi Ramës të Shqipërisë, Aleksandër Vuçiçit të Serbisë, Dritan Abazoviçit të Malit të Zi dhe përfaqësuesit të Bosnjës.
Sipas Grubit Ballkani në paqe po projekton të ardhmen e shëndoshë të zhvillimit të rajonit tonë në frymën europiane
“Të gjithë sytë sot në Ohër, me mbështetjen e Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Ballkani në paqe po projekton të ardhmen e shëndoshë të zhvillimit të rajonit tonë në frymën europiane” ka shkruar Grubi.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/566529234836599