Ahmeti: Kemi zgjedhur paqen për ardhmërinë, e jo fronte të reja e luftëra

Kreu i BDI Ali Ahmeti komentoi për emisionin ‘Çim Peka Live’ iniciativën e ‘Ballkanit të Hapur’, nismë të cilën kryeministri Rama ia faturoi Ahmetit.

Ky i fundit deklaroi se prej 20 vitesh ka folur për pajtimin e rajonit duke promovuar se në luftë të përhershme nuk mund të jetohet.

“Në hasmëri të përjetshme nuk mund të mbijetojmë dhe e kam promovuar në kohë shumë të vështira. Duhej të arrihej një pajtueshmëri midis dy komuniteteve më të mëdha këtu në Maqedoni.

Komuniteti maqedonas nuk e mbështeste marrëveshjen paqësore të Ohrit sepse mendonin se shteti nuk do jetë në pronësi të tyre, por pronësia kalon tek shqiptarët.

Jam përpjekur duke thënë se s’jemi fajtorë për luftën, por ata që na mohonin të drejtat, na burgosnin e vrisnin.

Ky shtet mund të mbijetojë vetëm si shtet i përbashkët dhe përgjegjësitë i marrin dy komunitetet më të mëdha, ai maqedonas dhe shqiptar.

Nën qiellin që kemi sipër është i përbashkët dhe të gjitha proceset me përgjegjësi të madhe duhet t’i udhëheqim e t’i drejtojmë ne.”-tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se duhet të instalojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë sepse duke lënë probleme të pazgjidhura sigurisht që paqja rrezikohet dhe lufta afrohet.

“Duhet të zgjedhim, paqen për ardhmërinë, apo do punojmë që të hapim fronte të reja e luftëra të reja.”-u shpreh Ahmeti.

Nëse nisma ‘Ballkani i Hapur’ e shmang luftën, kreu i BDI u shpreh se e mbështet këtë nism që të arrihet pajtimi mes vendeve të ballkanit.

“Që të arrihet pajtimi midis popujve të Ballkanit Perëndimor. E shoh si një instrument për t’u pajtuar Ballkani.”-tha Ahmeti.

https://fb.watch/dy1ItT7xdw/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...