Çka po i ndodh Mickovskit në oborrin opozitar?

Ajo thënia e Xhejms Bondit, “anjëherë mos thuaj kurrë!”, si duket po bëhet shkak-pasojë e një loje “brenda oborrit” opozitar. Kush do të thoshte se do të vijë dita që Stevçe Jakimovski, do t’ia kthejë shpinën VMRO-DPMNE-së. Ai politikani që s’i thoshte “jo” LSDM-së, përveç se kur i prekej interesi i tij(ndaj dhe iku për t’u bërë kryetar komune kur LSDM-ja bojkotonte), i cili më vonë u lidh(për)jetësisht me Gruevskin koalicion pas koalicioni gjer më sot, po na rishfaqet me një rrëfim tejet interesant.

Stevçe Jakimovski është fenomen i demokracisë, i cili karrierën politike e ndërtoi mbi reputacionin personal brenda një komune(Karposh), që e bëri edhe bazë për partinë e re të tij(GROM) që me të, të jetë vazhdimisht satelit i VMRO-së së Gruevskit, në të mirën e ndërsjellë. Aq e fortë dukej kjo lidhje, sa mendohej se asnjëherë nuk do të prishet!

Por, fërkimet e fundit me Hristijan Mickovskin, është në atë stilin e sorosistëve “mjaft!(më)”. Ne e shohim atë që ka dalë në sipërfaqe, e cila shpesh dhe mund të jetë kamuflazhe, ama “mjaft’i” i Jakimovskit ndaj Hristijan Mickovskit, lë shumë pikëpyetje. Pse Jakimovski të hyjë në konflikt me liderin i cili tash i jeton ditët më të bukura të karrierës, i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë sa çel e mshel sytë? Nga aspekti strategjik duket shumë i diskutueshëm, sepse të largohesh nga “partia fituese”, nuk është veprim aq i urtë, apo jo?

Mund të ketë shkaqe pikërisht të asaj natyre të “mjaftit”, sepse akuzat janë për reket, dhe presione shantazhe të këshilltarëve komunalë të kësaj partie,me çka është humbur maska dhe mund të jetë derdhur dhalli mbi përshesh. Pastaj, kur raportet vijnë në shkallë shantazhimi e reketi midis partnerëve të koalicionit, aty nuk ka më “bereqet”.

Pyetja është se kush mund të dalë humbës në këtë mes? Stevçeja e ka “pashallëkun” e vet, ku hiq më pak, mund të nxirren një a dy deputetë dhe ai mund të luajë në atë kartë. Tjetra është që ta ndihmojë LSDM-në me ndonjë koalicion të ardhshëm, (“asnjëherë mos thuaj kurrë!”, ë, edhe pse nuk dihet a mundet t’i ndihmojë?!), me një minus në anën e VMRO-së dhe një plus në anën e LSDM-së, janë një ndihmesë sado e vogël për këtë të dytën.

Së treti, shkaqet pse u thye kungulli opozitar, duhet të përbëjnë interes edhe për prokurorinë, sepse ku ka akuza për reket, ato duhet të shikohen, siç ishte në rastin e Boki 13-shit. Kjo lojë në oborrin opozitar, aspak s’është naive, prandaj mund të dalin në pah edhe gjëra për prokurorinë.

Presim me padurim të shohim çka do na pjellë ky rast…

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...