Debat për Draft ligjin e ri për kadastër të paluajtshmërive

Prona është një e drejtë universale e njeriut, së cilës i kushtohet rëndësi e madhe në të drejtën e konventave ndërkombëtare, si në nivel global ashtu edhe në atë evropian. Mbrojtja e së drejtës së pronësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e dyfishtë, gjegjësisht ajo është e mbrojtur me Kushtetutë dhe me ligj. Korniza e përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë është dhënë nga Kushtetuta si akti më i lartë juridik i shtetit në nenin 50 sipas të cilit çdokush mund të thirret në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave (prej këtu edhe e drejta e pronës). Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe Ligji për pronësinë garantojnë mbrojtjen juridike të pronës. Në përputhje me atë normativë, e drejta në pronë është e garantuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në legjislacionin kombëtar, veçanërisht në Ligjin për pronësinë dhe të drejtat e tjera sendore.

Mbrojtja juridike e pronësisë është vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. E drejta e pronësisë së patundshmërive është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut si e drejtë themelore ekonomike e qytetarit. Pronësia krijon të drejta dhe detyrime dhe duhet t’i shërbejë të mirës së individit dhe komunitetit. Askujt nuk mund t’i hiqen e as t’i kufizohen pronësia dhe të drejtat që rrjedhin prej saj, me përjashtim të rastit të një interesi publik të përcaktuar me ligj.

E drejta e pronësisë së patundshmërive, si dhe të drejtat sendore që lidhen me pasurinë e paluajtshme, janë të drejta të një rëndësie parësore, si për titullarin e këtyre të drejtave, ashtu edhe për komunitetin më të gjerë shoqëror. Ligji për kadastrën e patundshmërive përcakton se çështjet që kanë të bëjnë me themelimin dhe mirëmbajtjen e kadastrës së patundshmërive janë me interes publik, ndërsa sipas nenit 142 me Parimin e regjistrimit të detyrueshëm, regjistrimi i të drejtave pronësore dhe të drejtave të tjera sendore të patundshmërive në kadastrën e patundshmërive është i detyrueshëm, kurse regjistrimi i të drejtave të tjera të pasurive të paluajtshme, para-regjistrimi, si dhe evidentimi i fakteve nga ndikimi i pasurisë së paluajtshme, kur kjo parashikohet nga ky ligj ose nga një ligj i veçantë.

Në të vërtetë, pa mbrojtjen juridike të pronës, nuk mund të ekzistojë realisht e drejta e pronës, e nga këtu as edhe e vetë pronës. Mbrojtja e të drejtës pronësore bëhet kryesisht me padi, por edhe në mënyra të tjera, si p.sh. me regjistrimin e të drejtave të pronës së paluajtshme në regjistrat përkatës publik.

Hapi i parë drejt mbrojtjes së të drejtës së pronësisë është pikërisht ai – regjistrimi i pronësisë në institucionet përkatëse. Për shembull, pronësia e shtëpisë tregohet me Fletë pronësie të lëshuar nga Agjencia për Kadastrën Patundshmërive, pronësia e veturës tregohet me lejen e qarkullimit të lëshuar nga Ministria e Brendshme.

Të drejtën e pronësisë dhe të drejtat tjera të patundshmërive – servituti, pengu dhe barra sendore kanë të ashtuquajturin veprim erga omnes (veprim kundër një rrethi të pacaktuar personash). Në kontekst të kësaj, këto të drejta i nënshtrohen regjistrimit në regjistrin publik për regjistrimin e të drejtave të pasurive të paluajtshme, për të cilat ekziston prezumimi ligjor se disponon me të dhëna të sakta dhe të besueshme. Prandaj, të drejtat e pronësisë së paluajtshme duhet domosdoshmërisht të regjistrohen në bazë të bazave përkatëse, të qarta dhe të sakta për regjistrim (marrëveshje, vendim gjykate, vendim i autoritetit kompetent, etj.).

Për të vërtetuar se jeni pronar i një pasurie të caktuar të paluajtshme (tokë, shtëpi, apartament, lokal afarist etj.), duhet të keni një Fletë pronësie në të cilën është regjistruar pasuria juaj e paluajtshme. Lista pronësore është dokument publik që vërteton të drejtën e regjistruar të pronësisë dhe të drejtat e tjera sendore të patundshmërive në përputhje me ligjin.

Regjistrimi i të drejtave të pasurisë së paluajtshme bëhet nga Agjencia për Kadastrën e Patundshmërive. Kur jeni i regjistruar si pronar në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive, askush tjetër nuk mund të regjistrohet si pronar pa pëlqimin tuaj.

Jemi dëshmitarë se me themelimin e kadastrës së patundshmërive në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, është rritur numri i transaksioneve që kanë të bëjnë me qarkullimin e patundshmërive.

Zhvillimi i kadastrës së patundshmërive është i rëndësishëm për plotësimin e kushteve për përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm të biznesit, përshpejtimin e procedurave ligjore dhe vazhdimin e regjistrimit të të drejtave pronësore.

Prandaj, me qëllim që të vazhdojnë me ritme të pandërprera reformat në këtë segment dhe që të mundësohet zhvillim i mëtejshëm, është i patjetërsueshëm mbindërtimi, modernizimi dhe avancimi i kornizës ligjore që rregullon fushën e kadastrës së patundshmërive dhe veprimtarisë gjeodezike.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Qehaja: Shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore

Drejtuesi i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë se shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore. I ftuar në “Debat Plus”,...

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...