Në redaksinë e gazetës newborn mëngjesin e sotëm ka mbërritur një email, ku thuhet se ka pakënaqësi për sistematizimin e ri të bërë nga persona që deri dje ishin pjesë e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dhe sot i janë afruar partisë në pushtet.
“Njerëzit që deri dje ishin pjesë e PDK-së, LDK-së dhe AA-së dhe sot i janë afruar partisë në pushtet ku po gëzojnë pozita dhe beneficione në emër të kauzës po demtojmë njerëzit dhe miqtë e presidentit Hashim Thaçi”, thuhet me tej në email.
Ky është emaili i personit anonim dërguar në redaksinë tonë:
“Pakënaqësia me sistematizimin e ri që ka punuarnjerëzit që deri dje ishin pjesë e PDK-së, LDK-së dhe AA-së dhe sot i janë afruar partisë në pushtet ku po gëzojnë pozita dhe beneficione në emër të kauzës duke dëmtuar njerëzit dhe miqtë e presidentit Hashim Thaçi, Kadri Vesel dhe Ramush Haradinaj, ndërsa më të prekurit janë kadrinjtë.
Po ju drejtohem ju zoti Zekaj, pas njoftimit për rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës, personalisht e kam lexuar në detaje dhe nuk jam i kënaqur me ndryshimet që janë bërë vetëm në disa pozita. Konkretisht, janë dëmtuar ata që janë pjesë e partive të tjera ose që janë pranë partive që nuk janë në pushtet. Përfitimet janë arritur vetëm nga ata që janë rreshtuar me partinë në pushtet.