Përfunduan në spital duke menduar se i larguan nga puna, ofiqarët në Tetovë e lexuan gabim emailin!

Drejtori i Drejtorisë për udhëheqjen e Librave Amë, Blerim Abazi, ka hedhur poshtë si të pavërteta pohimet e djeshme të të punësuarve në drejtorinë e Tetovës, për gjoja largime nga puna për shkak të grevës, shkruan Alsat.

Abazi thotë se nuk ka pasur asnjë presion apo kërcënim siç pretendojnë punëtorët të cilët sipas tij nuk e kanë kuptuar njoftimin zyrtar në formën elektronike për kryerjen e obligimeve gjatë kohës deri sa janë në grevë.

“Kam kërkuar që të respektohet Ligji, që lëndët që janë me afat të caktuar të kryhen, sepse kjo do shkojë në kurriz të qytetarëve dhe procedura do duhet përsëritur nga fillimi, dhe, qytetarët do detyrohen të paguhen. Andaj, kam kërkuar që udhëheqësit e gjitha njësive në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, t`i informojnë punëtorët rreth këtyre çështjeve dhe respektimit të Ligjit për këto çështje. Por fatkeqësisht, punëtorja e ka keqkuptuar e-mailin dhe nuk e ka pranuar nga udhëheqësi i Njësisë rajonale të Tetovës, dhe pas një kohe është alivanosur, por nuk ka të bëj aspak me largimin nga puna as të saj e as tjerë të punësuar në Librat amë”, tha Blerim Abazi Drejtor i DULA.

Abazi ka deklaruar se po punon për zgjidhjen e problemit të tyre, ndërkohë që po përgatitet edhe informatë për tu dërguar në Qeveri, pas disa takimeve që ka pasur me sindikatën.

Alsat, ka siguruar edhe letrën që ditë më parë iu është dërguar udhëheqësve të njësive rajonale, me qëllim informimin e punëtorëve për organizimin e punës.

“Obligohen udhëheqësit por edhe personat përgjegjës, që, në mënyrë të duhur të zbatojnë Ligjin për marrëdhënie pune, Neni 236 alinea 6 me të cilin vërtetohet se “Greva duhet organizuar patjetër në mënyrë që të mos ndalohet apo pengohet organizimi dhe rrjedha e procesit të punës për punëtorët që nuk marrin pjesë në grevë, si ndalesë e futjes në vendet e tyre të punës së punëdhënësit “. Dhe Neni 237 alinea 2 ku qëndron se “Numri i personave të larguar nga puna, nuk duhet të jetë më i madh se 2 për qind nga numri i punëtorëve që marrin pjesë në grevë”, thuhet në letrën që u është dërguar të punësuarve.

Në Njësinë rajonale të librave amë në Tetovë janë të punësuar 59 persona ndërsa në nivel të shtetit rreth 500 persona të cilat tani gjashtë javë janë hedhur në grevë me kërkesën për rritjen e pagave prej 30 për qind.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...