Përparësia e iniciativës “Ballkani i Hapur” është autoktonia e saj ballkanike, vlerësoi Osmani

Përparësia e iniciativës “Ballkani i Hapur” është autoktonia e saj, gjegjësisht fakti që pronësia është e vetë vendeve të rajonit, për dallim të Procesit të Berlinit, i cili ka përparësi më të mëdha, ka më shumë para, organ ekzekutiv dhe të gjitha vendet janë aty, por pronësia nuk është e rajonit, theksoi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në emisionin “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në Kanal 5, ku ishte mysafir.

“Në Procesin e Berlinit u përshtatën këto katër liri me qëllim që të integrohen në një, por dukshëm konsiderohej se është me rëndësi që të kemi një shkallë të tillë të pjekurisë në të cilën rajoni vetë do të organizohet për çështje të caktuara, vendet do të mësohen me nevojën që vetë t’i bëjnë hapat, e jo të presin që dikush tjetër të lajmërohet nga Brukseli që të takohen, por do të duhet të lajmërohen vetë, nëse nuk lajmërohen vetë nuk ndodh ngjarja. Ky është reflektim shumë i rëndësishëm i pjekurisë së rajonit”, theksoi më tutje Osmani.

Ai shtoi se kjo do të kontribuojë në parametrat konkretë ekonomikë dhe se seriozisht kontribuon edhe për pajtimin e rajonit, por edhe në përgatitjen e vendeve për tregun e nesërm të madh në Bashkimin Evropian.

“Një dobësi e ‘Ballkanit të Hapur’ është që nuk ka organ ekzekutiv për zbatim, por varet nga disa institucione të cilat nuk janë të përqendruara vetëm në këtë çështje. Këtë rrugë e ndërmerr Sekretariati për Çështje Evropiane dhe mendoj se këtu do të kemi tashmë rrugë më të përqendruar në zbatimin e asaj që do të dakordohet ndërmjet liderëve. Kuptohet jo menjëherë, por një pas një, u përgjigj ministri Osmani në pyetjen se kur do të kishte kufij të hapur ndërmjet vendeve të rajonit.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...