Reflektime 2030/ Intelektualët vlerësojnë qasjen e hapur të Ministrit Osmani

Fusha akademike ka mirëpritur takimin e kryediplomatit Bujar Osmani me profesorë universitarë dhe akademikë të shquar, sot, në hapësirat e Akademisë Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.

Ministri Osmani me akademikët ka shkëmbyer mendime në lidhje me strategjinë Reflektime 2030, e para e këtij lloji, ku bëhet formulimi dhe definimi i qajes së vendit në politikën e jashtme.

Në takim fjal rasti pati ish Ambasadori dhe profesori universitar Nano Ruzhin:

“I pari që hapet me intelektualët dhe fushën akademike. MPJ asnjëherë deri më tash nuk ka dalur me strategji të përgatitur. E mbështesë këtë strategji. Është rezultat i një pune të mirë, ku janë të përfshira edhe bindjet dhe pikëpamjet tona. Çështjet politike po ndryshojnë, prandaj mençuria e politikës së jashtme është që të gjejë baraspeshën.

Të mos udhëhiqemi nga emocioni, por sipar parimeve të NATO-s dhe BE-së. Të vetme, në këtë situatë, sikur të mos kishim qenë pjesë e NATO-s do të ishim në një gjendje më të keqe. Unë jam simpatizant i Ballkanit të Hapur, andaj ta mbajmë këtë koncentrim. E dimë që nuk është alternativë e BE-së, njëjtë sikur nuk është propozimi i Makronit”, tha Ruzhin.

Profesoresha universitare Julija Brsakoska, mendon se takimet e këtilla janë produktive për të dy anët.

“Fillimish mendoj që duhet të ketë profesionalizëm në diplomaci. Nuk e kemi luksin të mos kemi diplomat të trajnuar. Na duhen profesionistë nëpër qendra të ndryshme. Asnjë ide s’mund ta arrijmë pa kuadro të mirëfilltë. Ne jetojmë në kohë turbulencash politike, nuk i dimë saktë kahjet ka do na çojnë, por e dimë se çfarë kuadri na duhet”, tha Brsakovska.

Në takim kanë marrë pjesë edhe kreu i ASHAM Vllado Kambovski, Rektori i UNT Izet Zeqiri, profesorët Rizvan Sulejmani, Jeton Shasivari dhe personalitete tjera të fushës.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...