VMRO dhe Mickoski kundër Edi Ramës

Dimitar Kovaçevski nuk mbron, por shet identitetin maqedonas dhe Maqedoninë, akuzojnë VMRO-DPMNE-në pasi u shfaq një video nga samiti i djeshëm i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Selanik.

Në video shihet se kryeministri shqiptar Edi Rama me shaka i paraqet Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Kovaçevskin si kryeministër të Bullgarisë së ardhshme perëndimore, gjë që ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit dhe kryeministri Kovaçevski.

“Njëri flet para kamerave dhe pas kamerave shohim se si qesh dhe aprovon që Maqedonia të quhet Bullgari Perëndimore.

Kovaçevski dhe kjo LSDM janë elemente antishtetërore përmes të cilave Maqedonia përjeton poshtërim”, thuhet në reagimin partiak ku kërkohet që për shkak të këtij gjesti, siç thuhet, skandaloz, Kovaçevski menjëherë të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje.

“Në stilin e poshtër nga përralla popullore maqedonase, e pamë duke qeshur dhe miratuar një nga poshtërimet më të mëdha për Maqedoninë. Një Zaev është zëvendësuar me një tjetër, në personin e Kovaçevskit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...