Bujar Osmani për Artan Grubin: Është duke bërë punë të jashtëzakonshme, është punëtor i madh

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sonte në emisionin Click Plus ka folur për bashkëpunimin me ministrat shqiptar të qeverisë Kovaçevski. I pyetur se si e njeh Zv/kryeminitrin e parë Artan Grubin ai u shpreh se Grubi është duke bërë punë të jashtëzaonshme dhe se Grubi është një ndër punëtorët më të mdhej.

“Është duke bërë punë të jashtëzakonshme, është punëtor i madh” u shpreh Osmani

Osmani gjithashtu sonte ka folur edhe për një marrëveshje definitive me Bullgarinë.

“Deri më 30 qershor është presidenca franceze. Deri më datën 30 do të bëjmë përpjekje maksimale. Nuk është asgjë e rastësishme edhe ajo që po ndodh në Bullgari. Mund të ketë edhe diçka në prapavijë. Në esencë mendoj se ka një dorë të zgjatur që do të prishi punë, por ne duhet të punojmë dyfish për të rregulluar kohë. Nuk kemi një “Po” definitive nga asnjëra palë, por nëse ka vullnet politik mund të gjejmë zgjidhje”- deklaroi Osmani.

Ndërsa sa i përket shkëputjes nga Shqipëra, Osmani tha se ka mundur të shkëputet prej kohësh nga Maqedonia për fillimin e integrimeve, por nuk e ka kërkuar asnjëherë, përkundrazi ka thënë se ne e kemi filluar bashkë këtët rrugëtim dhe bashkë do e çojmë përpara.

“Ne nuk guxojmë që të kemi vërejtje ndaj politikës parimore të Shqipërisë ndaj nesh. Ata kanë mundur që në fillim të kenë shkëputje, por asnjëherë nuk e kanë kërkuar shkëputjen duke deklaruar haptazi se ne do presim Maqedoninë e Veriut sepse këtë rrugë e kemi nisur bashkë. Rama në samit ishte shumë më i drejtpërdrejt dhe ne i shprehëm mirënjohje pasi e ngriti këtë problem në një nivel shumë më të lartë”- tha Rama.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...