Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti takoi ambasadorin e ri të Kosovës, Florian Qehaja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në Reçicë të Vogël, ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shkup, z. Florian Qehaja.

Kryetari Ahmeti me këtë rast uroi për emërimin ambasador të z. Qehaja dhe i përcolli bindjet e tija dhe të bashkë partiakëve se bashkëpunimi i mirë dhe efikas me Republikën e Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet me intensitet edhe më të madh.

Temë diskutimi gjatë takimit mes kryetarit Ahmeti dhe ambasadorit Qehaja ishin marrëdhëniet e mira dypalëshe, të cilat për bazë kanë përkrahjen e dyanshme dhe dialogun e hapur ndërmjet dy vendeve.

Projektet infrastrukturore gjithashtu ishin pjesë e bisedës gjatë këtij takimi, duke përfshirë këtu punimet në autostradën Shkup – Bllacë, Korridorin 8, rruga Tetovë – Prizren, si dhe projektet tjera të rëndësishme për lidhjen jo vetëm të Maqedonisë së Veriut me Kosovën, por të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...