Në aeroportin në Petrovec, për herë në vendin tonë sot ateruan aeroplanët luftarak të tipit F-35, të cilët janë pjesë e skuadriljes së 134-të luftarak të Gardës kombëtare të Vermontit.
Para aterimit, aeroplanët luftarak kanë kryer fluturim mbi aeroportin në Petrovec, si dhe mbi kryeqytetin Shkup.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani theksoi se aeroplanët paraqesin teknologjinë më avancuese që ekziston sot dhe aterimi i tyre sot është edhe një dëshmi për lidhjen e pandashme e cila ekziston midis neve dhe aleatëve të Aleancës së NATO-s.
“Në periudhën e fundit të gjitha vendet anëtare të Aleancës dërgojmë mesazhe për bashkim. Sot atë bashkim dhe përkushtim ndaj sigurisë e shikojmë edhe në terren. Maqedonia e Veriut është pjesë e misionit të NATO-s për patrullim në hapësirën ajrore më shumë se një vit. Ky element i integrimit në NATO në hapësirën ajrore kombëtare për ne është një nga aktivitetet më të rëndësishme të ushtrisë në kushte të paqes”, sqaroi Hasani.
Ai shtoi se aeroportet në vend mund të sigurojnë mbështetje për aeroplanin e tipit F-35 për kryerjen e misioneve të ndryshme dhe për sigurinë e hapësirës ajrore të NATO-s, ndërsa aterimi i aeroplanëve të tipit F-35 në aeroportin Petrovec është shembulli më i dukshëm për partneritet strategjik dhe besim reciprok midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.