Dështon protesta e VMRO DPMNE-së, e përkrahur nga elementet pro ruse

Protesta e fuqishme e paralajmëruar e VMRO-DPMNE-së ka deshtuar, qytetarët shohin frekuentim të ulët dhe organizim të dobët. Në vend të protestës masive siç e paralajmëroi VMRO-DPMNE-ja sot, bashkëpunëtorët dhe stafi i partisë së Mickoskit sot erdhën bashkepuntoret dhe partiake të punësuar nëpër komunat e udhëhequra nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së dhe partitë pro-ruse si Levica dhe ajo e Baçevit.

Qytetarët në qytetet në brendësi janë dëshmitarë të autobusëve dhe furgonëve të anuluar për transport të organizuar, siç e dëshmojnë videot dhe fotot e shumta të publikuara në media dhe në rrjetet sociale.

Qytetarët sonte nuk iu përgjigjen thirrjeve të VMRO-DPMNE për t’iu bashkangjitur në protestë por aty para Qeverisë dukeshin vetëm funksionarë dhe disa simpatizantë por jo edhe qytetarë të shumtë të cilët edhe u paralajmëruan se do shkojnë në mbështetje por në fund kanë hequr dorë.

Nga fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale shihej qarët sonte se Bulevardi Ilinden para ndërtesës së Qeverisë ishte thuajse gjysëm i zbrazët dhe kjo qartë shihej se VMRO me këtë rast nuk e ka përkrahjen e qytetarëve ashtu siç thuhet nga ata.

VMRO-DPMNE-ja e pareformuar e udhëhequr nga Hristijan Mickosi di vetëm ta mbrojë krimin dhe ta dëmtojë shtetin, ndaj edhe sot, si shumë herë më parë, nuk e ka mbështetjen e qytetarëve dhe kjo u pa sonte në protestën që dështoi.

Qytetarët e Shkupit, por edhe mbarë vendi, nuk e kanë përkrahur Hristijan Mickoskin dhe ky është fakt me të cilin ai do të duhet të përballet.

Protesta e sontme e VMRO u përkrahë nga elemte pro-ruse në vend si partitë Levica dhe ajo e Baçevit.

Qytetarët duhet të kenë të qartë se në këtë protestë kishte elemente ruse si protestues të cilët valëviteshin flamurin rus e që në këtë mënyrë ata përkrahnin agresionin rus ndaj Ukrainës.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...