BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në dhjetë degë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot organizon zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë për kryetar dege, anëtarë të kryesisë së degëve, për kryetarë të këshillave vendorë si dhe anëtarë të këshillave vendorë.

Siç njoftojnë nga partia degët e Bërvenicës, Bogovinës, Çashkës, Dollnenit, Gostivarit, Studeniçanit, Tearcës, Tetovës, Vrapçishtit dhe Zhelinës, sot në mënyrë demokratike dhe të barabartë duke e respektuar parimin një anëtar një votë, do të zgjedhin drejtuesit e tyre për një mandat të ri.

“Ky proces krejtësisht demokratik zhvillohet në të gjitha strukturat organizative, me së paku dy kandidatë për secilin këshill vendor apo degë. Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë që të bëhen pjesë e ndërtimit modern të së ardhmes tonë të përbashkët në 20 vjeçarin e ri”, thonë ng partia.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, siç paralajmërojnë nga partia, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të mbajë konferencë për shtyp në orën 18:30 në selinë e BDI në Tetovë për t’i shpallur rezultatet zgjedhore.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...