Për të tetën herë bashkohen qeveritë shqiptare

Mbulimi special i takimit të dy qeverive shqiptare në portal bëhet nga gazetarët: Edona Vuçitërna, Liridona Gashi, Lutrim Islami, Genita Ukaj kurse gazetarët e televizionit Drin Demiri dhe Qëndresa Tërshani bashkë me kameramanët: Agon Bejtullahu dhe Bardh Stublla bëjnë mbulimin e këtij zhvillimi nga terreni. Në Prishtinë po mbahet mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Ekzekutivët e të dyja vendeve do të firmosin 19 marrëveshje dhe memorandum në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.

11:03 – Rama mbërrin, pritet nga Kurti 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Kosovë për ceremoninë para mbajtjes së mbledhjes së tetë të dy qeverive.

Ai është pritur nga homologu i tij, Albin Kurti. Të dy kryeministrat janë nën përcjelljen e Gardës Kombëtare të Kosovës dhe nën shoqërimin e himnit kombëtar.


11:00 -Kështu duket tapeti i kuq i shtruar për delegacionet e dy qeverive

Gjithçka është bërë gati për pritjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sot në Prishtinë.

Në hotelin ku do të fillojë ceremonia është shtruar tepihu i kuq dhe është vendosur Garda Kombëtare e Kosovës.

Pos kësaj, aty në pritje janë edhe ministrat e dy qeverive,

10:55 Ministrat e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë janë radhitur para tapetit të kuq, i cili është vendosur për pritjen e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

Pos tyre, aty është vendosur edhe Garda Kombëtare e Kosovës.


10:43 -Ministrat shqiptarë arrijnë në Kosovë

Ministrat e kabinetit të Edi Ramës kanë arritur në hotelin ku do të mbahet mbledhja e tetë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Para tyre, për të pritur fillimin e ceremonisë kanë arritur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij, njofton KlanKosova.tv.

Ceremonia zyrtare do të fillojë nga ora 10:45.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...