Ahmeti flet për herë të parë për takimin me ambasadorin serb në Reçicë: Serbia nuk është e interesuar për rikthimin e Kosovës

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në paraqitjen e tij të fundit nga Kosova, respektivisht nga emisioni “Pressing” që transmetohet në T7 foli për takimin e “sikletshëm” me ambasadorin serb në Reçicë të Vogël, para se Kosova të fitonte pavarësinë.

“Nuk dija se si t’ja nisë bisedën, e pyeta a do të flasim si kojshi, apo si diplomat e si politikan. E pyeta, pse se pranoni pavarësinë e Kosovës? Kojshi, pse nuk tërhiqeni prej Veriut, a e dini se presidentin tuaj ua kanë vra grupe të instaluara nga bandat e krimit. Ai më tha se e dinë këtë, por nuk pranoi se tërhiqemi nga Veriu por tha se Kosovën edhe po tua falim Kosovën ata nuk e duan”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se krerët e dy shteteve duhet ulen e të diskutojnë për zgjidhjen më të mirë.

“Sipas informative që unë I kam, aktualisht politika Serbe nuk është e interesuar të rikthejë Kosovën. Aktualisht qëndron ajo që e thashë më herët që më është pohuar nga ambasadori i Serbisë. Kjo është çështje që duhet të vendoset në tavolinë sepse këtu tashmë ke të bësh me temë dhe problematikë krejtësisht tjetër, për ndryshim, e jo korigjim e demarkacion”, deklaroi Ahmeti.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...