Ahmeti: Gjasat janë të mëdha që Bullgaria të heqë veton!

Duke folur për marrëveshjen me Greqinë dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, shumicën parlamentare dhe kryeministrin e ri e po edhe për zgjedhjet e parakohshme, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim tha se politik bërja në RMV, për momentin ka shumë fuqi dhe vullnet për ti përmbyllur problemet.

“Kemi kontakte të mira me ndërkombëtarët, kemi kërkuar lehtësim, na u ofrua, nga presidenti Macron dhe shteteve tjera, nuk jemi larg zgjidhjes. E thashë, është draft marrëveshje të cilën e ka hartuar pasi dëgjoi palët, presidenti Macron, drafti u është dërguar palëve në BE, pasi të dakordohen ata, u dërgohen palëve që e kanë kontestin e hapur. Pasi të prononcohet anëtarët e BE-së edhe ne do ta kemi për shqyrtim draftin, nëse janë të përfshira kërkesat tona për heqjen e vetos në fund të Qershorit”, tha Ahmeti

I cili shtoi se shpresat janë të mëdha që Bullgaria do e heqë veton.

“MPJ-ja, Qeveria, kryeministri e zv.kryeministrat janë të angazhuar me kapacitet të plotë dhe shpresojë që do të ketë epilog”, deklaroi Ahmeti.

Duke folur për opozitën dhe zgjedhjet e parakohshme tha se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe vulosi se zgjedhje në 2024 do të ketë zgjedhje të rregullta.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...