Ahmeti: Serbia ushtroi gjenocid mbi Kosovën!

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në paraqitjen e tij të fundit nga Kosova, respektivisht nga emisioni “Pressing” që transmetohet në T7 tha se sot është krenarë që Kosova është e lirë dhe është liruar nga “çizmet” e huaja.

“Më pret shteti i Kosovës, jam i lumtur që janë çliruar nga çizmet e huaja. Më shqetëson zhagitja dhe mos arritja e marrëveshjes finale dhe ngecja e mos avancimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Më bregosin ngecjet dhe mos fillimi i negociatave me BE-në dhe NATO”, tha Ahmeti

Shtoi se integrimi në BE dhe NATO do të rriste sigurinë në Ballkan. Foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Duhet angazhim dhe punë. Lidershipi i tashëm e i kaluar duan të mirën e Kosovës. Duan njohje ndërkombëtare dhe reciproke me palën Serbe. Edhe tani edhe në të kaluarën, nuk është çështje e lehtë të arrishë epilogun përfundimtarë. Mes Kosovës dhe Serbisë ka jo vetëm dallime, Serbia ka ushtruar gjenocid në Kosovë… Mirëpo, a ka zgjidhje tjetër? Nëse mendojmë të hakmerremi cili do ishte çmimi dhe fitorja. Jam i vetëdijshëm që familje të tëra kanë përjetuar tragjedi. Për krerët e Kosovës nuk është e lehtë të dialogojnë. A është çmimi më i lartë për një hakmarrje, apo të inkurajojmë dhe punojmë për pajtim, dialogim dhe njohje reciproke?” pyeti Ahmeti.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...