Qeveria e Petkovit në test/ Kryeministri i Bullgarisë optimist se do të mbijetojë

Deputetët e Parlamentit bullgar në debat të ashpër gjatë seancës për mocion besimi të Qeverisë së Kiril Petkovit. Tani për tani pushteti nuk e ka numrin e nevojshëm që të votohet mosbesim, por, siç shkruajnë mediat bullgare, është e mundur që të ndodhë kthesë. Që të mbijetojë Qeveria e Petkovit, duhet të ketë 121, por deri më tani shumica disponon me 115 vota. Petkovi para fillimit të seancës shprehu optimizëm se Qeveria e tij do të arrijë të mbijetojë. Edhe pse në kërkesën për mocion mosbesimin e Qeverisë, si një nga arsyet është cekur edhe politika e Petkovit ndaj Maqedonisë, ai thuajse as nuk foli mbi këtë temë.

“Prej jush varen 7 milionë bullgarë. Ju thërras që ta kujtoni betimin që e dhatë, në të nuk ishin Trifonovi, Borisovi ose Ahmet Dogan, e as zonja Mitrofanova. Ky betim le t’ju çojë drejt zgjidhjes suaj nesër”- deklaroi Kiril Petkov, Kryeministër i Bullgarisë.

Stanisllav Ballabanov nga “Ka një Popull të Tillë”, pyeti përse ka propozim francez, e jo bullgar, duke e akuzuar Petkovin për tradhti.

“Pse propozim francez? Pse jo belg ose italian? Ku është propozimi bullgar, të nderuar kolegë deputetë ose më me rëndësi në këtë rast është të fitojë Makroni? Qindra mijëra viktima që i kemi dhënë për Maqedoninë, a meritojnë një propozim francez? Të nderuar kolegë, njerëzit thanë se që të ketë tradhti, së pari duhet të jepet besim. Një gjë e tillë është dhënë dhe më shumë se 6 muaj nuk është arsyetuar”- pohoi Stanisllav Ballabanov, “Ka një Popull të Tillë”.

Ndryshe, Komisioni bullgar për Politikë të Jashtme do ta shqyrtojë propozimin e Francës nesër pasdite, që i bie vetëm një ditë para fillimit të Samitit të BE-së. Pas vendimit të Kuvendit bullgar, do të dihet se kush do ta përfaqësojë Sofjen në Samitin e ardhshëm – kryeministri Petkov apo Presidenti Rumen Radev.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...