Ahmeti, një shembull misionari të kauzave të drejta

“Intervista e Ali Ahmetit në televizionin kosovar, T7(emisioni Presing udhëhequr nga Leonard Kërçuku), edhe një herë dëshmoi gjithë urtësinë dhe përvojën politike të Ali Ahmetit. I drejtpërdrejtë, pa u ikur përgjigjeve në temat më të nxehta, përkundrazi, duke dhënë përgjigje pa kalkulime pseudopatriotike çfarë janë në modë, edhe një herë dëshmoi pse ai është kaq gjatë në politikë dhe ende nuk ka konkurrencë të denjë ndër shqiptarët e Maqedonisë, por për lakmi edhe më gjerë”, shkruan indeks.mk në komentin e vet.

Një leksion i bukur nga patriotizmi jofolklorik dhe nga vizioni që duhet të ketë çdo politikan që udhëheq me popull, vjen pas një protagonizmi të dukshëm të kohëve të fundit të liderit të BDI-së. Vërtet, siç tha vetë, ai nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë “funksion”(pos atij të deputetit), por “mision” dhe kështu duhet pranuar prania e tij në Samitin e Ohrit, përskaj kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve ballkanike, ose në ngjarjet në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë e gjetiu, bashkë me ministra të BDI-së që i kanë në dorë disa resorë kyç në punët shtetërore.

Ajo që bie në sy, si një kontekst gjithë shqiptar, është fakti se ai nuk përmendet si ndonjë palë në përplasjet e heshtura ose publike midis subjekteve, si bie fjala Rama-Kurti, ose më parë Rama-Haradinaj, Berisha-Thaçi. Ai është jashtë tyre, “diku në mes” të ngjarjeve, por me një pozicion të vetin të qartë dhe të palëkundshëm. Misionin që ai e përmend e ka nisur shumë herët në veprimtarinë e tij ilegale, gjer te luftërat e fundit në Kosovë dhe Maqedoni, me kontribut të pamohueshëm në arritjet e synimeve kombëtare. I impenjuar vazhdimisht, i cili meritat për to gjithnjë i ndan me shokët e lëvizjes. Ndryshe nga shumë rrahagjoksë të tjerë. Ali Ahmeti, në shoqëri me Edi Ramën, Albin Kurtin dhe Dritan Abazoviqin, duket të jetë ndonjë marketing i suksesshëm, sidomos në dritën e 20 vjetorit të BDI-së, por kjo nuk është ashtu. Si një idealist dhe misionar, ai në këto çaste i gëzohet faktit që shqiptarët janë faktorizuar si kurrë më parë, duke qenë në ballë të proceseve kombëtare, rajonale e ndërkombëtare.

Në intervistën me Leonard Kërçukun erdhi në shprehje gjithë invenca dhe largpamësia e liderit të BDI-së, Askujt nuk iu vërsul, por as nuk mbeti pa u dhënë butësisht porosi gjithë skeptikëve të rrugës ose filozofisë politike të tij. Ai në emisionin Pressing ka zbuluar aspekte interesante që xiglojnë kureshtjen e publikut shqiptar, ka zbuluar strategji politike të vetat dhe vizionet e tij për të ardhmen, siç ishte tema e relacioneve Kosovë-Serbi, ose shqiptarë-serbë, sepse duke u ulur në tavolinë me të parët e rajonit, tash dhe më herët, ai kishte dhe çka të rrëfejë. Mund të lexojë kush si të dojë, por ai tha se Ballkanin e Hapur, me gjithë dilemat e tij, e ka kuptuar më shumë si një lloj pajtimi, se sa projekt bashkëpunimi në fushën ekonomike.

Së këndejmi, edhe bashkëpunimi Kosovë-Serbi. Sepse, rruga e vetme për të ecur përpara është ajo e paqes dhe se për këtë duhet të bisedohet me Serbinë, do të thotë Ahmeti. “Unë këtë e kuptoj një mision historik për pajtim të shqiptarëve dhe serbëve. Pasi në hasmëri të pafund dhe shekullore nuk jetohet. Pasi e kemi vend fqinj. Nuk e ndryshon dot. As nuk e zgjedh”, ka thënë ai, dhe duke e pasur parasysh kontekstin e dallimeve të mëdha brenda shqiptare rreth kësaj çështje, ka nënvizuar: “Nuk dua që kjo temë të behet temë për t’u hidhëruar dhe hasmëruar shqiptarët mes vete”. Sepse ai, kundrejt Serbisë dhe serbëve, preferon që së pari të qartësohet pozicioni shqiptar: “Të ulemi me shqiptarët. Çfarë po bëjmë? A të vendosim të luftojmë? Atëherë të luftojmë. Nëse vendosim të pajtohemi, atëherë të pajtohemi. Por për pajtim duhet të ulemi me hasmin. S’ke çfarë bisedon me atë që nuk ke borxh, as nuk të ka”.

Pse janë këto fjalë me kaq peshë? Sepse në botën shqiptare nga argumentet kuazipatriotike nuk mund të shihet as thelbi i problemeve, e as zgjidhja e tyre. Ka kohë që rezistenca ndaj Ballkanit të hapur bëhet nga pozicioni i argumenteve si bie fjala, të mos shkojë Kosova të ulet me Serbinë, sepse ajo nuk e ka pranuar, ose se Serbia Kosovën e pranon si krahinë, kur dihet se në iniciativën e Ballkanit të Hapur marrin pjesë shtetet e jo krahinat apo njësitë administrative të ndonjë shteti! Prandaj ka shumë të drejtë z.Ahmeti kur thotë se Kosova duhet të kyçet, të paktën për të parë si do të venë punët.

Në botën shqiptare ka pasur viteve të fundit shumë disonanca e moskoordinime ose veprime që kanë prishur marrëdhëniet midis jo vetëm subjekteve politike, por dhe insititucioneve shtetërore. Në gjithë këtë kohë, Ali Ahmeti ka qëndruar larg, më saktë diku në mes, në pozicionin parimor se shqiptarët duhet të komunikojnë dhe koordinohen mes veti.

Nëse do të kishim thënë diçka si përfundim, atëherë është kjo: Ali Ahmetit askush nuk mund t’ia mohojë urtësinë dhe përvojën e madhe politike, kurse në planin e veprimit, shpesh shikon përtej kodrës me vizionin largpamës. (Indeks.mk)

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...