Borisov: Neve na përshtatet propozimi francez, 59 deputetë tanë do të votojnë “PRO”

“Fola me deputetët e GERB dhe i pyeta a më besojnë të mbështesë propozimin francez. Nëse guxon ky gënjeshtar dhe frikacak, do të ketë mbështetje nga 59 deputetë dhe dritë të gjelbër për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë”, paralajmëroi lideri i GERB , Bojko Borisov.

Ai kërkoi menjëherë të thirret këshilli ministror, të jepet propozim dhe të shkohet në Kuvend, informon Zhurnal.

“Besoj në Makronin dhe në BE. Gjithçka që është e mirë në Bullgari, vjen nga BE-ja. BE dhe NATO për momentin kërkojnë zgjerim me Ballkanin Perëndimor, ndërsa GERB e filloi këtë proces. Petkov do të shkojë në këshill dhe do të thotë se dikush nga Sofja i pengon. Petkov do të fshihet dhe frikësohet. Kryesia franceze e bëri kornizën më të mirë dhe nuk mund të jetë më mirë”, theksoi ish kryeministri bullgar, Borisov.

Borisov theksoi se Qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë për protokolin, i ili është pjesë përbërëse e propozimit francez.

“Nëse kemi kryeministër të thirë seancë, do të hyjmë ne 59 deputetët e GERB. Duam të zgjidhim çështjen me Maqedoninë para votimit, që të mos turpërohet Bullgaria”, tha ai.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...

Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes. Ne kemi...

Europa i qëndron prapa propozimit francez për Maqedoninë e Veriut

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do...