Autobusit të Durmo Tours i plas goma në lëvizje

Në redaksinë e Tv Klan Mkanë arritur disa informacione dhe foto të cilat tregojnë se autobusit të linjës Shkup Gostivar Durmo Tours i ka plasur goma gjatë lëvizjes.

Brenda në autobus ndodheshin disa persona mirëpo për fat të mirë nuk ka pasur pasoja thonë dëshmitarët për tv KlanM. Njëra prej dëshmitaeve thotë se udhëtarët në autobus kanë qenë të trishtuar dhe traumatizuar kur kanë nukatur erën e diçkaje që po digjej.

Dëshmitarja D:S: e cila ishte një nga udhëtarët në autobusin në fjalë ka përshkrur ngjarjen:

Rreth 12 udhëtarër sot janë traumatizuar dhe frikësuar nga incidenti që ka ndodhur me autobusin që ka udhëtuar në linjën Shkup – Gostivar. Goma e autobusit ka plasur në lëvizje të autobusit dhe mjeti ka humbur kontrollin për pak kohë. Shoferi e ndaloi mjetin para ngjarjes pasi kishte vërejtur se diçka nuk shkonte, por pas 5 minutash vazhdoi të lëvizte. Era e diçkaje që digjej është përhapur në autobus dhe ngjarja ka ndodhur pak më pas. Shoferi po udhëtonte me një gomë deri në pikë pagesën e parë dhe ndaloi aty për të na marrë një autobus tjetër. Pyetja që shtrohet është: A keni nevojë për më shumë viktima për të patur një vendim gjykate për rastin e mëparshëm?

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Qehaja: Shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore

Drejtuesi i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë se shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore. I ftuar në “Debat Plus”,...

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...