Inspektohen punimet e çerdhes në fshatin Mateç

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Resmi Ejupi, dhe kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi, kanë inspektuar punimet rreth ndërtimit të objektit të çerdhes për fëmijë në fshatin Mateç të komunë së Likovës. Bëhet fjalë për një objekt me kapacitet prej 120 fëmijësh, kurse i njëjti kap shumën prej rreth 700 mijë euro, mjete këto nga Banka Botërore.

“Do të ketë kapacitet për rreth 120 fëmijë, që përfshin disa prej fshatrave të kësaj komune. Investim ky si projekt i Bankës Botërore, i cili është rreth 700 mijë euro. Shpresojmë që vitin e ardhshëm kjo çerdhe të përfundojë dhe të lëshohet në përdorim, në të ardhmen si ministri për punë dhe politikë sociale do të vazhdojmë të investojmë në këtë komunë.”,- tha sekretari shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Resmi Ejupi.

“Si projekt kapital kemi edhe këtë çerdhe që po ndërtohet. Falë koordinimit të ndërsjellë ndërmjet të dy institucioneve, arritëm që të fillojmë këtë projekt kapital, me kapacitet për 120 fëmijë. Kjo çerdhe do të mbulojë edhe fshatrat tjera si fshatin Vishticë, Nikushtak, Ropalcë, Mateç dhe fshatin Hotël.”,- tha mes tjerash kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Kreu i Likovës, Erkan Arifi paralajmëroi ngritjen edhe të një çerdhe tjetër për fëmijë në mes të fshatrave Llojan dhe Vaksincë, për çka janë duke u kryer të gjitha përgatitjet e dokumentacionit të nevojshëm.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Porkurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu...

Përplasen Mushkolaj dhe Ramiz Shala për rastin “Lushtaku”

Ramiz Shala, ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media. I ftuar në emisionin...

Golden Eagle’s Prishtina do të marrë pjesë në “World Streetball Championship”

World Streetball Championship do të zhvillohet më datën 9 dhe 10 korrik në Paris. Në këtë eveniment të madh të ekzibicioneve të basketbollistëve të njohur...

Martohet modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku me futbollistin turk

Modelja e famshme shqiptare Lushtaku është martuar me futbollistin turk Demiral. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja e njohur, ku në rrjetin social instagram...