Prokuroria i sekuestroi 2 milionë euro pasuri, kush është Robert Peçi që dyshohet se fituar para nga aktiviteti kriminal?

Robert Peçi është subjekti të cilit i janë sekuestruar 2 milionë euro pasuri të dyshuara që i ka vënë në sajë të aktivitetit kriminal.

Peçi rezulton i dënuar në vitin 2007 me 7 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjithashtu ai u arrestua në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, për trafik të narkotikëve. Me kërkesë të prokurorit Leonard Filopati, Peçit iu sekuestrua pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, e cila përfshin:

Pasuri e paluajtshme (arë), në Valare, Gjirokastër; 5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.

Por kush është Robert Peçi?
Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2009, 3 vite pas operacionit “Poter – Al” dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal. Përkatësisht u dënua me 16 vjet burgim Ilir Koçiaj, i njohur si kreu i këtij grupi. Sakaq Xhiljano Xhoxhi 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg. Të pandehurit akuzohen për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj. Ata ranë në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali.

Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit R.P për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.6267 të vitit 2021, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndaj shtetasit R.P.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit R.Pdhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër tështetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit,e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2,në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.
• 3 automjetetë markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dheAudi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P”

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Qehaja: Shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore

Drejtuesi i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë se shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore. I ftuar në “Debat Plus”,...

Konfirmohet lajmi/ Kryetari i degës së ASH në Shkup shkarkohet nga VMRO për incidentin me armë zjarri

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena...

Hoxha: Hapi i parë është të kontrollohen recensentët

Analisti Ylli Hoxha, sa i përket projektligjit aktual për tekstet shkollore, ka thënë se nuk ka kujdes në botimin e teksteve shkollore. Hoxha në emisionin...

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar...