Osmani bëri thirrje që Kuvendi i Bullgarisë të mos marrë vendim që do të bllokojë procesin europian

Miratimi i rezolutës sot në Parlamentin bullgar, siç parashikohet në propozimin e mbështetur dje nga Komisioni për Punë të Jashtme, do të bllokojë procesin evropian në planin afatgjatë dhe do të paralizojë instrumentet e marrëveshjes afatgjatë të miqësisë, tha sot ministri për punë të jashtme Bujar Osmani në Facebook. Apeli i Osmanit vjen pasi në seancën plenare në Kuvendin popullor bullgar zhvillohej debati për propozimin francez, për të cilin kryeministri Dimitar Kovaçevski dje tha se nuk është i pranueshëm në këtë formë.

“Dy fjalë qëndrojnë ndërmjet suksesit dhe mossuksesit të Bashkimit Evropian në rajon. Fjala “protokoll”, në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala “hapje” në paragrafin gjashtë nga përfundimet e Këshillit. Që të dy fjalët nuk janë në propozimin francez si vendime finale, por janë të vendosura (një pjesë e tyre edhe në kllapa) si çështje për ta cilat nuk mund të arrihet pajtueshmëri për shkak pozicionit të Republikës së Bullgarisë.
Miratimi i sotëm i rezolutës në Parlamentin bullgar, në të cilin potencohen pikërisht këto dy çështje do të bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate, njëherazi do t’i paralizojë instrumentet e Marrëveshjes për Miqësi në kohë afatgjate”, shkroi Osmani.

Lidhur me propozimin francez, Osmani thekson se teksti është formuluar me kujdes, ndërsa pyetjet që nuk ishin të pranueshme për Maqedoninë janë futur në kllapa.

“Presidenca franceze u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit duke u kujdesur për ndjeshmërinë e të dy palëve dhe prandaj çështjet të cilat nuk ishin të pranueshme për ne i vendosi si propozime të padefinuara (në kllapa), për të potencuar se ata çështje nuk janë të zgjidhura. Nga këtu, ne mundet vetëm t’i falënderohemi presidencës franceze, por u deshtë ta refuzojmë propozimin e tyre në këtë formë, pikërisht për shkak të pjesëve në të, për të cilat pala bullgare pa asnjë argument nuk dëshmoi mirëkuptim”, shkroi Osmani.

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Bullgarisë dje miratoi propozimin e liderit të Bullgarisë Demokratike, Hristo Ivanov.

Ai parashikon që Kuvendi Kombëtare t’i japë mandat qeverisë për të miratuar propozimin e presidencës franceze nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

rafinimi i tekstit për të siguruar hyrjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut;
asgjë në procesin e anëtarësimit të Shkupit në Bashkimin Evropian nuk mund të interpretohet si njohje bullgare e ekzistencës së “gjuhës maqedonase”;
të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet kriter horizontal deri në përfundimin e negociatave të Shkupit me BE-në;
rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë të bëhet publik në procesin e negociatave.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje” – misioni i Krasniqit si kryetar

“Misioni im si kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë”. Kështu ka thënë...

Si ta përballoni valën e të nxehtit?

Dehidratimi, mbinxehja dhe lodhja ekstreme janë disa nga rreziqet kryesore që mund të sjellë vala e të nxehtit.  Ato mund të ndikojnë në përkeqësimin...

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev...