Fermerët të aplikojnë për tokë bujqësore deri më 21 Korrik

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) ka shpallur dy thirrjet publike plotësuese ku fermerëve ju vënë në dispozicion 3.769 hektarë tokë bujqësore me sipërfaqe prej mbi 3 hektarë.

MBPEU bëri të ditur se thirrja e parë publike përfshin 529 hektarë tokë bujqësore prej mbi 3 hektarë, të shpërndara në 10 rajone të vendit: Berovë, Vinicë, Gjevgjeli, Dibër, Dellçevë, Koçan, Negotinë, Sveti Nikollë, Radovish dhe Shtip.

Qëllimi i tokës së dhënë me qira për thirrjen e parë publike është kultivimi i kulturave bujqësore për prodhimin e ushqimeve (drithëra, kultura industriale), për një periudhë deri në 15 vjet. Kështu, të drejtë pjesëmarrje në këtë thirrje publike kanë persona fizikë dhe juridikë vendas dhe persona juridikë të huaj.

Sipërfaqja minimale e tokës bujqësore në pronë shtetërore e cila mund t’i jepet me qira një pjesëmarrësi është 3 hektarë, nëse ofertuesi dorëzon vërtetim nga një stacion veterinar i autorizuar, derisa sipërfaqja maksimale në të cilën një pjesëmarrës mund të aplikojë për këtë thirrje publike është 20 hektarë.

Sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore që ofrohet me qira me thirrjen e dytë publike është 3.240 hektarë e shpërndarë në 22 rajone në mbarë vendin: Berovë, Vallandovë, Vinicë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Demir Hisar, Koçan, Kumanovë, Kavadar, Negotinë, Strugë, Strumicë, Ohër, Prilep, Probishtip, Radovish, Resnjë, Tetovë, Veles, Shtip dhe Çair.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 30 ditë nga publikimi i thirrjes publike në Gazetën zyrtare, ose deri më 21 korrik 2022. Procedura për shpërndarjen e tokës bujqësore kryhet përmes ankandit publik elektronik.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT