VMRO-ja e ka kauzën e vet, po ç’deshën deputetët e ASH-së?!

Një opozitë shqiptare për mjerim. “Mos i vet, se t’kallzojnë vet’”, thotë një fjalë e bukur shqiptare në Kosovë.

Sot rrjetet sociale vlojnë nga videoja e incidentit në Komisionin për Çështje Evropiane dhe disa sish i japin interpretim të njëanshëm, ndërkaq e vërteta është tjetër. Nuk është Arbër Ademi, kryetar i këtij komisioni ai që e nisi incidentin, por dy deputetët e VMRO-së, të cilët, kur afrohen te foltorja i shkaktojnë prerje të dorës. Po ashtu, duke u fokusuar në pamjet, harrojnë dhe shkakun e reagimit të deputetëve të VMRO-së, e kjo ngase janë kundër vazhdimit të mandatit të gjykatësve, për shkak të preferencës “tjetërfare” profilesh të gjykatësve, të tillë çfarë do t’u shkonin në favor në mbulimin e veprave kriminale. Me fjalë të tjera, “Svarovski-gjykatës”…

Kjo është kauza e VMRO-së, e cila ka shumë të tillë, duke përfshirë edhe deputetin e vet Antonio Milloshovski, që kanë nevojë për gjykatës që do t’i mbyllnin sytë para krimit. Duket normale që kjo parti të tentojë të mbrojë veprat kriminale të Gruevskit me kompani, por çfarë kauze kishin deputetët e Aleancës për Shqiptarët që aq me zell e rrethuan foltoren? Çfarë isoje i mbanin VMRO-së, çka kanë ata për të mbrojtur?

Apo ndoshta kanë?!

Është vërtet për keqardhje që shqiptarët në Maqedoni kanë një opozitë pa kauzë të vetën dhe ngjiten për kauza të gabuara të huaja!

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT