Kryeministri Kurti pret në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Të martën e 28 qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

Po ashtu është diskutuar për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat tjera të ndërlidhura.

“Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në njoftim.

Është biseduar edhe për marrëveshjen për targat, që ka skaduar me 21 prill të këtij viti, si dhe për propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për trajtimin e çështjes së targave.

Në këtë takim është potencuar se me marrëveshjen e energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të komunave në veri të Kosovës.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT